Presidenti i Republikës së Kosovës Bexhet Pacolli flet ekskluzivisht për Agjencinë “Presheva jonë” për (mos) inkuadrimin e Luginës së Preshevës në negociatat mes Kosovës dhe Serbisë

“Unë jam i bindur se pjesëmarrja e përfaqësuesve nga Lugina e Preshevës në dialogun mes vendit tonë dhe Serbisë do të ndodhë dhe kjo do të jetë e paevitueshme, por vetëm  atëherë kur do të flitet për serbët e Kosovës edhe pse këtu dyshoj meqë këtyre të fundit nuk ju është garantuar apo premtuar asgjë nga pala jonë dhe sepse edhe ata, pra pakica serbe, janë qyetarë të Kosovës. Por në rast koncesioni për palën serbe në Kosovë , kjo do të kerkohet absolutisht në mënyrë reciproke edhe për shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës..”  i ka deklaruar sot Agjencisë Informtaive të Kosovës Lindore “Presheva Jonë” presidenti i Republikës së Kosovës Bexhet Pacolli. 

Prishtinë, 23 mars / AIK Presheva Jone

Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë, ashtu siq ishte paraljmëruar ka filluar më 8 mars të këtij viti në Bruksell ku papa kosvare po përfaqësohet nga znj.Edita Tahiri zv.kryeminsitreshë, ndërsa pala serbe nga Borko Stefanovic. Rundi i dytë i këtyre negoaciatave do të mbahet më 28 mars të këtij viti. Në këto negociata të filluara në Bruksell me ndërmjetësimin e faktorit ndërkombëtarë (SHBA dhe BE) për moementin sikur ndërkombëtarët ashtu edhe drejtuesit e delegacioneve të negoaciatave znj Tahiri dhe z.Cvetkovic janë shprehur se ato janë bisedime teknike dhe se nuk do të bëhet fjalë për pakicat e as për veriun e Mitrovicës. Përveq shkrimeve dhe deklaratave në mediat tona nga spektri politik dhe ushtarak i i ish-komandtëve të UCPMB-së nga Kosova Lindore deri më tani s’ka pasur ansjë kërjkesë zyrtare për inkuadrimin e tyre në ketë proces. Deri më tash në këtë drejtim s’ka pasur së paku as letër e as takime me liderët e Luginës së Preshevës me dikë nga prishtina apo Boegradi, i thanë sot agjeincisë sonë burimet diplomatike nga Prishtina zyrtare. Ketë na e konformoi edhe shfja e delagacionit kosovare znj.Edita tahiri, sipas së ciles deri në këto momente nuk kemi pasur as shkresë zyrtare e as takime me liderët nga Lugina e Presheva për përpërfshirjen e tyre në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë..” Sipas znj.Tahiri, një takim i tillë me liderët e Luginës së Preshevës pritet të mbahet pas rundit të dytë të bisedimeve që do të mbahet në Bruksell.

 

Pala kosovare në dialogun me Serbinë do t’i përmbahet vijave të kuqe !

Lidhur me pakicat në Kosovë dhe (mos) përfshirjes së shqiptarëve etnikë në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë ne sot kemi biseduar me presidentint e republikës së Kosovës Bexhet Pacollin. Se cfarë pret nga bisedimet mes ksovës dhe Serbisë se a do t’i përmbahan palët negociuse premtimeve se ato do të jenë vetëm bisedime teknike, fillimisht prisdenti i Kosovës për Agjencinë Informative Kombëtre “Presheva Jonë” është përgjigjur: “ Dialogu I posdafilluar mes Kosovës dhe Serbisë është një mesazh i mire për stabilietin në rajon dhe për një abshkëpunim tgë ndrsjelltë me vendet fqinje të Repubilkës së Kosovës, ku siq e dini pas luftës deh tash pas paavrësisë së Kosovës kanë mbetur edhe një sër qështjesh pa u zgjidhur, duke u nisur nga të zhdukurit, pasatj zgjidhje tjera tekinke të psotelekomunikacionit, lëvizje ssë lire e probleme tjera teknike të kësaj natyre zgjidhja e të cileav edo të ishte në favor dhe interest ë dy palëve. Unë falenderoj edhe komunitetin ndërkombëatrë, në vecanit atë të SHBA-ve dhe BE-së për angazhimin e tyre në këtë proces dhe ne si viktimë dhe palë e dëmtuar kemi nevojë për një dialog të tillë, sepse me dhunë problemet nuk mund t’i zgjedhim as ne e as pala serbe. Pra tavolina e bisedimeve tash e tutje do të jetë ivetmi front ku do të ballfaqohen palët, për të zgjidhur problemet tona teknike. Sa më i suksesshëm do të jetë dilaogu padyshim se Kosova do të e jetë më fituese. Pala jonë nga Prishtina ka vijat e kuqe dhe kemi votën e popullit se deri ku mund të bisedojmë me palën serbe. Pra me palën serbe do të bisedohet gjatë ditëve të ardhshme të ketyre negociatave vetëm për cështje tekinke dhe asesi për cështje tjera ta zëmë politike apo prekje kufijsh e për cështje tjera të mbrendshme të Kosovës si për pakicën serbe në Mitrovicë apo gjetiu..Pra  delagacioni ynë i prirë nga zonja Tahiri me palën serbe do të fles vetëm si dy delegacione ndërshtetërore, si dy delagcione të vedneve fqinje të cilat po përpiqen t’i zgjedhim problemet në të mire të qytetarëve tanë, në dy anët..”  

 

Pacolli: Atë ditë që delegacioni nga Beogradi do të provojë të thotë vetëm dy fjalë për pakicën serbe në Kosovë ne do t’i themi dyqind tjera për bashkëkombasit tanë në Luginën  e Preshevës

Ndërsa rreth pyetjes vijuese që i bëmë presidentit Pacolli se poqes në keto bisedime mes Kosovës dhe Serbisë do të trajotohet edhe për pakicën serbe në Kosovë ju si president i shtetit dhe Prishtina zyrtare a do të kërkojë që në këtë proces të përfshihet edhe cështja e shqiptarëve entik në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë? Kësaj pyetje kryetari i Republikës së Kosovës i përgjigjet agjencisë sonë: “ Po, po unë  kuptoj shqetësimet e popuallatës së atjeshme të cilat edh unë i ndajë bashkarisht  me ta. Por, unë si kyetar i shtetit të Kosovës po ju garantoj se keto negoaciata  kanë nisur si bisedime teknike mes palës kosovare deh serbe si dy shtete pa imlikimin  të minoriteve. Por, atë ditë që deleagcioni nga Beogradi do të provonte të thotë vetëm dy fjalë për pakicën serbe në Kosovë ne do t’i themi dyqind tjera për bashkëkombasit tanë në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë të cilin rajon ne e qujamë Kosovë Lindore. Nëse pala serbe tenton të flas për pakicat, ne padyshim kemi të drejtë dhe arësyera më shumë të flasim për shqiptarët e Luginës së Preshevës. Pra cdo hap apo favor që do të provohet t’i bëhet serbëve të Kosovës edhe ne, favorite identike do të kërkojmë edhe për shqiptarët tanë në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Pra ne kërkojmë një zgjidhje paralele dhe të reciprocitetit me të drejtat dhe statusin ngjajshëm me serbët e Kosovë edhe për shqiptarët e Luginës së Preshevës, kjo s’ka dilema. Unë jam i bindur se pjesëmarrja e përfaqësuesve nga Lugina e Preshevës në dialogun mes vendit tonë dhe Serbisë do të ndodhë dhe kjo do të jetë e paevitueshme, por vetëm  atëherë kur do të flitet për serbët e Kosovës edhe pse këtu dyshoj meqë këtyre të fundit nuk ju është garantuar apo premtuar asgjë nga pala jonë dhe sepse edhe ata, pra pakica serbe, janë qyetarë të Kosovës. Por në rast koncesioni për palën serbe në Kosovë , kjo do të kerkohet absolutisht në mënyrë reciproke edhe për shqiptarët e preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës..” 

SHPËRNDAJE