largea_clinton-obama1465509793Presidenti Barack Obama mbështeti zyrtarisht Hillary Clintonin vetëm dy ditë pasi ish Sekretarja e Shtetit u bë kandidatja e pritshme për presidente e partisë demokrate.

“E di sesa e vështirë mund të jetë kjo punë, por kjo është pikërisht arsyeja që e di se Hillary do të jetë shumë e mirë,” tha zoti Obama në një video të publikuar në faqen elektronike të fushatës së zonjës Clinton.

Mbështetja erdhi menjëherë pasi zoti Obama u takua me sfiduesin demokrat, senatorin e Vermontit Bernie Sanders. Sanders sinjalizoi pas një takimi që pati në Shtëpinë e Bardhë se do të qëndrojë në garë për kandidaturën të paktën deri në zgjedhjet e fundit paraprake që zhvillohen javën e ardhëshme në Distriktin e Kolumbias.

Sanders tha gjithashtu se ai do të takohet me zonjën Clinton gjatë ditëve në vazhdim dhe premtoi të punojë për të mposhtur kandidatin e pritshëm republikan Donald Trump në zgjedhjet e përgjithshme të nëntorit.

SHPËRNDAJE