Preshevë, 10 korrik  -Ne fund te javes se kaluar presidenti i Kosoves Hashim Thaci ka pritur nje delegacion nga Presheva. Takimi ishte mbajtur larg mediave, njofton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë” duke ju referuar burimeve te saj nga Prishtina.

 

Presheva kerkon reciprocitet nga Prishtina dhe Brukseli me serbet e Veriut te Kosovës

Përfaqësuesit politikë të shqiptarëve nga Lugina e Preshevës në Prishtinë kanë kërkuar nga autoritetet e Kosovës që të angazhohen në dialog me Beogradin në Bruksel, siç janë te angazhuar serbët ne Kosovës.

Teme bisedimeve mes presidesntit kosovar dhe perfaqesuesve nga Presheva ka qene situata ekonomike dhe politike ne Luginen e Preshevës si dhe mundesite e perfshirjes se shqiptareve te Lugines se Preshevës ne procesin e dialogut ne Bruksel.

“Çdo marrëveshje ne Bruksel mes Kosovës dhe Serbisë, pa Luginën, janë jo legjitime për Preshevën..” kane deklaruar perfaqesuesit nga Presheva.

Brukseli: Për Luginën e Preshevës mund të flitet në Bruksel, nëse Thaçi dhe Dacic pajtohen

Résultat de recherche d'images pour "thaci dacic"Ndryshe Autoritetet e nga Brukseli kane deklaruar se inkuadrimi i Luginës se Preshevës nuk është çështje e BE, por e Beogradit dhe Prishtinës.

Sa i perket mosperfshirjes se Lugines se Presheves ne dialogun mes Kosoves dhe Serbisë ne Bruksel, Maja Kocijancic, zëdhënëse e zyrës së Përfaqësueses së lartë të BE-së agjenicise se lajmeve “Presheva Jonë” i ka thënë se “për Luginën e Preshevës mund të flitet në Bruksel, nëse Thaçi dhe Dacic pajtohen”.

Burimet e agjencise se lajmeve “Presheva Jonë” mesojne se Hashim Thaci ne këte takim ka pritur Ragmi Mustafen (PDSH) dhe Shaip Kamberin (PVD) kryetar i Bujanocit. Kujtojme se Thaci shpesh ka pasur kritika nga Presheva pse nuk angazhohet per Lugine sikur Vcuici per serbet e Veriut edhe pse presidenti kosovar shepsh ishte deklaruar si “gardian” i shqiptareve jashte Kosovës.

Ne këte takim mes Thacit dhe delegacionit nga Presheva ne prag te 4 gushtit eshte biseduar edhe per reciprocitet mes serbeve te Kosoves dhe shqiptareve ne Serbi, rrespektivisht ne Luginen e Preshevës si dhe aktivizimin e Asociacionit te Komunave Shqiptare (AKSH) ne Luginë, te themeluar ne kohen e liderit te Lugines, te ndjerit Jonuz Musliut.

 

Me 14 korrik (dy jave para 4 gushtit te Brukselit) Presheva del me nje rezolute (memorandum) unike te partive shqiptare me perspektiven e Lugines

Résultat de recherche d'images pour "presheva"Analistet nga Presheva i kane thene agjencise se lajmeve “Presheva Jonë” se pas vdekjes se Jonuz Musliut ka vdekur edhe Asociacioni i Komunave Shqiptare dhe Referendumi i viti 1992″

Do perkujtuar se sesioni i fundit i Asamblesë së Këshilltarëve Shqiptare u mbajt më 12 shtator 2015, kur u mor vendimi për themelimin e Asociacionit të Komunave Shqiptare në Serbi, qe deri tash ky asociacion ka qene vetem ne leter

Përfaqësuesit e të gjitha partive që veprojnë në Luginene Preshvës  dhe përfaqësues të sektorit joqeveritar jane takuar dje (9 korrik) ne Bujanoc, ku ranë dakord se takimi i radhes i Kuvendi të të gjithë këshilltarëve shqiptarë nga këto tri komuna shqiptare do të mbahet të shtunën e ardhshme më 14 korrik, dy jave para 4 gushtit, ku spekti politik shqiptar nga Lugina do te dalin me nje qendrim unik për perspektiven e shqiptareve te Lugines se Preshevës dhe (mos) perfshirjes se tyre në procesit te dialogut mes Kosoves dhe Serbisë ne Bruksel

 

SHPËRNDAJE