Delegacioni i nga Lugina e Preshevës i prire nga Shaip Kamberi, kryetar i Bujanocit  gjate takimit te sotëm tek presidenti shqiptar Bujar Nishani ne Tiranë

 

Tiranë, 20 maj -Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani priti sot nje delegacion prej 7 vetesh te shoqeruar edhe nga nje grup mergimtaresh nga diaspora. Qëllimi i kësaj vizite ishte njohja nga afër mbi gjendjen aktuale politike dhe ekonomike në Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë, njofton nga Tirana korrespondenti i agjencise se lajmeve “Presheva Jonë”.

 

Leme Xhema, Nishanit: Kemi syte kah Tirana e veshet kah Prishtina 

Pjesë e delegacionit të kryesuar ishin Shaip Kamberi, kryetar i Bujanocit, Fatmir Hasani, deputet, Leme Xhema, përfaqesuese nga Medevegja, Sami Salihu, kryetar i kuvendit Presheves, Xhelal Mehmeti, zv.kryetar,  Naser Aziri nga UDSH, Nagip Aliu, Belgzim Kamberi etj.. Taki i filluar ne oret e vona të pasdites nga ora 18-të që  zgjati rreth nje ore bisede me perfaqesuesit e Lugines së Preshevës. Ne kete takim ku ishin edhe disa mergimtare nga diaspora, ishte me shume nje vizite pershëndetese dhe lamumirëse pas pese vitesh te Bujar Nishanit ne krye te shteti shqiptar.

Kryetari Shaip Kamberi sikur edhe deputeti Fatmir Hasani fiollimisht njoftuan presidentin shqiptar Niashni për situaten aktuale sidomos mbi prblemet e shkelejve te te Drejtave te Njeriut ne Bujanoc dhe Luginen e Preshevës, ne vacanti mungesen e teksteve, mos njohjen e diplomave por edhe eksodin si dhe praninë e forcave te medha ushtarake ne keto vendbanime shqiptare, qe ka shkaktuar panike dhe pasiguri tek banoret ne brezin kufitar Serbi-Kosovë. Ndryshe perfaqesuesja e shqiptareve nga Medvegja, njeherit e vetme femer ne delegaconin shqiptar nga Lugina ka falenderuar presidentin shqiptar Bujar Nishanin per mikëpritjen dhe angazhimin e tij ne Luginë. “Ne nga Medvegja, Lugina kemi syte kah Tirana e veshet kah Prishtina, cdo lajm i mire nga gezon por cdo agazhim dhe ndihmesë, natrisht se na gëzon..” i ka thëne znj. Xhema z.Nishani.

Ashtu siç ju kishte premtuar perkahje Nishani shqiptareve te Luginës gjatë vizitës se tij në mars të këtij viti në Bujanoc e Preshevë, presidenti ne Largim ka rikonfirmuar kete mbeshteteje nga Tirana zyrtare, spas te cilit “kjo perkrahje e qeverise, shtetit shqiptare tash e tutje edhe pa mua, me Ilir Meten duhet të vazhdoje dhe se eshte nje obligim kushtetues qe Shqiperia te perkujdeset për shqiptaret jashtë kufijve te saj, ne këte rast per shqiptaret entik ne Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë gjendje e te cileve eshte jo e mire..”

Ne fund, kryetari Kamberi dhe deputeti Hasani ne këte takim lamutumires me presidentin shqiptar, kane falenderuare Bujar Nishani per kontributin dhe angazhimin e tij permanent per persmismin e gjendje së shqiptarëve etnik ne Krahinen e Preshevës keto pese vitet e fundit sa ishte ne krye te shtetit.

 

Presidenti Bujar Nishani për “Presheva Jonë”: Lugina e Preshevës ishte dhe do te mbetet prioritet i Shqipërisë nga secili president dhe qeveri !

Kurse ne inervisten e fundit per agjenicne e lajmeve “Presheva jonë”  presidenti Bujar Nishani ka deklaruar se “Shqiptaret e Lugines së Preshevës për fat te mirë kanë demonstruar vazhdimisht që përfaqësojnë edhe përmes identitetit të tyre kombëtar edhe përmes sjelljes së tyre institucionale që reflektojne si komunitet parimet më të mira europiane por është e papranueshme për realitetin e sotëm europian që niveli i ekonomisë, zhvillimi i infrastruktures, mundësitë dhe hapësirat e arsimimit dhe të zhvillimit të mëtejshëm nga pikëpamja sociale dhe shoqërore. Një element tjeter i shqiptarëve është diaspora në Europe, SHBA dhe ne vendet e tjera te cilet duhet te marrin nje dimension me te madh sepse kapacitetet e tyre intelektuale dhe shoqërore jane te tilla qe krahas kontributit qe japin ne vendet qe ata jetojne, ata kane obligimin qe të japin kontributin e tyre edhe ne Shqiperi, Kosove dhe vendet tjera ku jetojne shqiptarët. Prandaj, Lugina e Preshevës ishte dhe do te mbetet prioritet i Shqipërisë nga secili president apo qeveri që vjen nesër..”

SHPËRNDAJE