Edhe pse në kushte krejt ndryshe nga vitet e kaluara, pa publikë dhe pa atmosferë nëpër stadiume, Champions League ka vazhduar të dhurojë spektakle në takimet e saja pas rikthimit këtë javë.
Në lidhje me atë se kë e sheh si favorit për stinorin 2020/21, Presidenti i FFK-së, z. Agim Ademi është shprehur skeptik të japë një përgjigje bindëse, duke thënë se në këtë fazë ku gjenden tani CHL është vështirë të thuhet prerë se kush e fiton garën, pasi që të gjitha ekipet e japin maksimumin e tyre dhe mund të ketë edhe surpriza, por, sipas tij edhe këtë vit skuadra gjermane e Bayernit të Mynihut edhe për një nuansë më përpara ekipeve të tjera për ta ngritur trofeun më të lavdishëm të klubëve në Evropë.
“Të ju them të drejtën, në fazën në të cilën janë aktualisht klubet, pra në eliminime direkte është problem të flasësh me siguri për fituesin, por, për një nuansë më e mirë është skuadra e Bayernit, të cilën edhe e shoh sitriumfuese”, është shprehur presidenti Ademi.

SHPËRNDAJE