Presidenti i Federates se Futbollit te Kosoves, z. Agim Ademi ka uruar  djemt e Kosoves U17 per suksesin e treguar me rastin e kualifikimit ne “Elite Roun” te KE 2022. Ademi i ka inkurajuar djemt qe te vazhdojne te na bejne krenare.

Deklarata e plotë e presidentit Ademi:

Ndjenjë e shkëlqyeshme, Dardanët U17 kualifikohen në “Elite Round” në kualifikimet e Kampionatit Evropian 2022.

Përgëzimet e mia më të mira për secilin futbollist veç e veç për angazhimin, disiplinën dhe vlerat e treguara në këtë fazë të kualifikimeve, urime për stafin e trajnerëve në krye me Arsim Abazin për punën e shkëlqyeshme në përgatitjen e ekipit për këtë cikël kualifikues, urime për të gjithë tifozët dardanë dhe për bashkëatdhetarët tanë që vazhdojnë t’i rrisin dhe edukojnë fëmijët e tyre në frymën e atdhedashurisë.

Urime dhe u priftë e mbara edhe në fazën e ardhshme kualifikuese.

Kosova po dëshmon se ka të ardhme të ndritur, prandaj le të vazhdojmë të punojmë me krenari e përgjegjësi drejt sukseseve të mëdha.

👏👏👏⚽️🇽🇰 Forca Kosovë!

Me respekt,
A.A.

SHPËRNDAJE