Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka zhvilluar disa vizita ditëve të fundit.

Ademi në mes të shumë vizitave, ka takuar edhe të parin e futbollit kroat, Davor Shuker.

Ademi në një intervistë në “RTK” ka thënë se me Shuker ka biseduar për një projekt të ri me grupmoshat e reja.

Gjithashtu, ai ka konfirmuar se do të zhvillohet edhe një miqësore mes Kosovës dhe Kroacisë.

“Është përfolur që disa kohë, por nuk është realizuar për arsye të ndryshme, dhe se skuadrat kanë qenë të zëna”, deklaroi Ademi.

“Me Shuker kemi biseduar për zhvillimin e miqësores Kosovë – Kroaci”, tregoi ai.

SHPËRNDAJE