I pari i Federatës së Futbollit të Kosovës, z. Agim Ademi me anë të një postimi në facebook, ka ngushëlluar të gjithë familjarët që humbën më të dashurit e tyrë në aksidentin tragjik të autobusit në Maqedoninë e Veriut, ku shumica ishin shqiptarë.

Në anën tjetër, presidenti Ademi i ka dëshiruar shërim të shpejt të lënduarve që mbijetuan, në mënyrë që sa më parë të kthehen tek familjet e tyre.

Postimi i plotë i z. Ademi:

Në këtë ditë të rëndë bashkëndjej dhimbjen me të gjitha familjet shqiptare në Maqedoninë e Veriut që humbën më të dashurit e tyre në aksidentin tragjik në Bullgari.

Ngushëllimet më të sinqerta për familjet e viktimave dhe për bashkëkombësit tanë, derisa të mbijetuarve të kësaj tragjedie u dëshiroj shërim të shpejtë!

 

SHPËRNDAJE