Ballina Sport Presidenti Ademi në darkë të përbashkët me presidentin Çeferin

Presidenti Ademi në darkë të përbashkët me presidentin Çeferin

0

 

10 tetor, 2021 – Presidenti Agim Ademi po qëndron në Milano me ftesë të presidentit të UEFA-s, Aleksander Çeferin për të ndjekur nga afër ndeshjen finale të Ligës së Kombeve, Spanjë – Francë, e cila do të zhvillohet në stadiumin “San Siro”.

Para ndeshjes finale presidenti Ademi ka qenë në darkën e përbashkët me presidentin Çeferin. Me këtë rast, ata kanë bashkëbiseduar rreth zhvillimeve të përgjithshme në futboll, e veçmas me ecurinë e projekteve të FFK-së. Presidenti Ademi e ka falënderuar numrin 1 të UEFA-s për mbështetjen e vazhdueshme që po ai personalisht dhe UEFA si institiucion po i japin futbollit kosovar nëpërmjet projekteve të shumta. Ndërkaq, presidenti Çeferin përgëzoi FFK-në për progresin e vazhdueshëm dhe për realizimin e projekteve që kanë si qëllim përmirësimin e infrastrukturës dhe zhvillimit të talenteve.

SHPËRNDAJE