Presidenti i Federates se Futbollit te Kosoves i ka ndare mirenjohje per kontributin e dhene gjate termetit we ndodhi ne Turqi.

z. Maloku ka kontribuar duke dhene ndihmen e tij si udheheqes i ekipit  te Kosoves, sidomos ne rastin e shpetimit te vajzes tre vjecare.

Postimi i z. Ademi: 

Humanizmi dhe vlerat humane çdo herë kanë qenë virtyt i popullit tonë, e me theks të veçantë edhe i sportistëve dhe punëtorëve sportivë.

Këtë e vërteton edhe rasti i trajnerit të futbollit, z.Mentor Maloku, të cilin sot e nderova me mirënjohje për vepër humane në rastin e termetit në Turqi.

Mentori krahas zejes së trajnerit në KF Rilindja nga Prishtina, si vullnetar merret edhe me kërkim shpëtim në raste të fatkeqësive natyrore kudo. Ai, së bashku me ekipin e tij, në cilësinë e udhëheqësit, udhëtuan drejt Turqisë për t’i dalë në ndihmë popullit turk pas termetit me përmasa të mëdha tragjike ditë më parë.

Rrëfimet e Mentorit ishin të ndryshme dhe rrënqethëse, por i veçantë ishte rasti i vajzës 3-vjeçare që pikërisht ky ekip e kishin nxjerr nga rrënojat për të vdekur, por pas verifikimit një ushtar ia kishte vërejtur lotin dhe ishte konstatuar se ajo ishte gjallë.

Veprat e tilla duhet të jenë inkurajuese për shoqërinë tonë. 🙏

SHPËRNDAJE