Presidenti i Federates se Futbollit te Kosoves, z. Agim Ademi gjate dite se sotme ka marre pjese ne aktivitetet e zhvilluara ne stadiumin e “KF Rilindjes” se kryeqytetit, ku eshte mbajtur turne per ndere te Dites Olimpike.

Njoftimin per kete aktivitet e ka bere vete z. Ademi, me ane te llogarise se tij ne facebook, ku ka treguar edhe per ekipet qe kane marre pjese.

Ja postimi i z. Ademi:

Sot ndoqa nga afër turneun për nder të Ditës Olimpike, i cili u zhvillua në stadiumin e “KF Rilindja” në kryeqytet. Pjesë e këtij turneu ishte edhe ekipi i Veteranëve të Futbollit, krahas ekipeve të KOK-ut, MKRS-së, Komunës së Prishtinës, Policisë e Kosovës, Forcës së Sigurisë dhe Gazetarëve Sportivë.

#OlympicDay
#BashkëPërFutbollin

SHPËRNDAJE