I pari i FFK-se, z. Agim Ademi ka marre pjese ne Turneun tradicional te futbollit ne Rogane.

Turneun, z. Ademi e ka vleresuar si nje festival te vertete futbolli, ku femijet me loje e publiku duke i ndjekur at, po kenaqeshin.

Ja postimi i z. Ademi:

Turneu tradicional në futboll të vogël në Roganë edhe një herë dëshmoi masovitetin e këtij sporti dhe dashurinë e madhe që kanë të rinjtë e Kosovës për futbollin.

Sonte kisha kënaqësinë të isha i pranishëm në fazën finale të këtij turneu, e ku i pranishëm ishte edhe kryeministri Albin Kurti.

Edhe kësaj radhe ky turne u konfirmua si një festival i vërtetë futbolli, i cili për 27 ditë radhazi mblodhi numër të madh të dashamirëve të futbollit jo vetëm nga kjo trevë, por edhe më gjerë.

48 ekipe pjesëmarrëse, 6 prej të cilave nga Lugina e Preshevës i dhanë hijeshi garës, teksa numri i madh i tifozëve, shumë prej të cilëve bashkatdhetarë, e madhështuan këtë event.

Përgëzoj organizatorët e turneut dhe i inkurajoj ta vazhdojnë këtë traditë, ngase nga futbolli spontan gjithmonë kanë dalur emra të njohur të futbollit.

#BashkëPërFutbollin

SHPËRNDAJE