Gjate dites se sotme, presidenti i Federates se Futbollit te Kosoves, z. Agim Ademi, bashke me deputeten znj. Duda Balke e zv. Ministrin Almir Veliu vizituan fshatin  Mushnikove. Aty, z. Ademi bashke me teputeten e zv. Ministrin takuan nga afer femijet e entuziazmuar per lojen e futbollit, nderkohe qe presidenti Ademi iu premtoi atyre nje fushe futbolli, se shpejti.

 

Postimi i z. Ademi:

Sot isha për vizitë në Zhupë, në fshatin Mushnikovë, së bashku me deputeten Duda Balje dhe zv.ministrin Almir Veliu. Me këtë rast, vizituam shkollën e futbollit “Arena-Zhupa”.

Në këtë shkollë aktivitetin e tyre në futboll çdo ditë e ushtrojnë më shumë se 80 fëmijë. Ne, iu premtuam se shumë shpejt, do ta bëjmë realitet ëndrrën e tyre dhe do të ndërtojmë një fushë futbolli, ku ata do të kenë mundësi dhe kushte shumë të mira për zhvillimin e talentit të tyre.
A.A.

#BashkëPërFutbollin

SHPËRNDAJE