Ballina Lajme Telegram ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Alush Batatinës 

Telegram ngushëllimi për ndarjen nga jeta të Alush Batatinës 

0
E nderuar Familje Batatina!

Lajmi për ndarjen nga jeta të më të dashurit tuaj Alush Batatina na pikëlloi pa masë, andaj më lejoni që në emrin tim, KE të FFK-së, klubeve dhe të gjithë komunitetit të futbollit në Kosovë të ju shpreh ngushëllimet tona më të sinqerta.

Vdekja e tij ka lënë boshllëk jo vetëm në familjen Batatina, por edhe në KF Llapi dhe në tërë komunitetin e futbollit. Alushi si anëtar i kryesisë së klubit dha kontribut të çmuar në ngritjen dhe rritjen e KF Llapi, teksa me vizionin e tij të krijuar në vendet perëndimore bëri që klubi t’i arrijë sukseset më të mëdha në historinë e tij.

Alushi ishte njeri i urtë, i palodhshëm në punë dhe me vlera të mëdha, andaj si i tillë do të kujtohet përherë.
I lehtë i qoftë dheu i Kosovës!

Me respekt,
Agim Ademi, president i FFK-së

SHPËRNDAJE