KKSH-Jonuzi1

Këshilli Kombëtar Shqiptar sot iu ka drejtuar Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Zhvillit Teknologjik të Republikës së Serbisë lidhur me caktimin e përkthyesve dhe lektorëve për tekstet shkollore për shkollat fillore në gjuhën shqipe i paraparë në Memorandumin e bashkëpunimit në fushën e botimit të teksteve mësimore me përmbajtje në gjuhën shqipe.

Autortiet lokale te Lugines se Presheves kerkojne qe perkthyesit e teskteve shkollore nga serbishtja ne shqip te jene nga Kosova dhe Shqiperia, njofton agjencia e lajmeve “Presheva jone”

Pas nënshkrimit të marrëveshjes nga ministria e arsimit dhe Këshillit Nacional të Shqiptarëve rreth përkthimit të teksteve, ka reaguar edhe kryetari i komunës së Preshevës Shqiprim Arifi. Sipas tij “jane te papranueshme përkthimi i librave nga gjuha serbe i teksteve si gjuha shqipe, historia, gjeografia dhe lëndët tjera”

“Këshilli Kombëtar Shqiptar nuk pranon të caktoj përkthyesit e lektorët nga ana këtij institucioni as nga Enti i Teksteve dhe i Mjeteve Mësimore e as nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Zhvillit Teknologjik të Republikës së Serbisë, por kërkon që përkthyesit e lektorët të caktohen nga Ministria e Arsimit të Replikës së Shqipërisë dhe Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë të Republikës së Kosovës në korespondim ndërministror Sërbi – Kosovë – Shqipëri” ka deklaruar kreu i KKSH-se z.Musliu per agjencine e lajmeve “Presheva jone”

Për të gjitha tekstet shkollore për shkollat fillore në gjuhën shqipe e që prekin identitetin dhe kulturën e shqiptarëve në Luginën e Preshevës, Këshilli Kombëtar Shqiptar ka propozuar që këto tekste shkollore të sigurohen nga Republika e Shqipërisë dhe Kosovës.

SHPËRNDAJE