I gjithë ky vrull që po bëhet ndaj KBI-së ka për qëllim që ta pengoj organizimin e jetës fetare në Luginën e Preshevës, që me dekada ky institucion funksionon në kuadër të Bashkësisë Islame të Kosovës.
KBI në Preshevë posedon Shkollën (Medresen ) e Hifzit e dalur nga hafizllarët dhe hoxhallarët e këtij vendi. Në bazë të memorandumit mes KBI Preshevë dhe Shkollës së Hifzit, Kbi Preshevë ka marrë përsipër mbarëvajtjen e procesit mësimorë të saj. Andaj tubimi i ndihmave si Zeqati dhe Sadekatul Fitri është bërë enkas për shkollën e hifzit.
Si zakonisht bashkëpunëtorët e Sanxhakut, të cilët dita ditës po mundohen të sjellin boshnjakizim në Luginën e Preshevës, edhe kësaj radhe po shpifin ndaj KBI-së Preshevë dega e Kosovës, lidhje me një cifër fantazmë kinse është mbledhur në emër të Medresesë së Sanxhakut.
Këshilli i Bashkësisë Islame në Preshevë njofton popullatën dhe diasporën tonë se ne nuk kemi asgjë të përbashkët me muftijsko preshevsko dhe nuk kemi kurrfar obligimi ndaj Muftijsko Preshevsko e në veçanti ndaj Medresesë Gazi Isa Begoviça, që në popullatë pretendohet si Medreseja e Preshevës, e në realitet është degë e Novi Pazarit.
KBI Preshevë ua bënë me dije Muftijsko Preshevsko se populli shqipëtarë asnjëherë nuk ka pasur diçka të përbashkët me Sanxhakun. Por lidhja jonë është dhe do të jetë në frymë kombëtare dhe fetare me Kosovën. Për çfardo lloj pasqyrimi i Preshevës dhe Luginës nën ombrellën boshnjake do të jetë përgjegjësi e juaja historike për gjeneratat e sotit dhe gjeneratave të ardhshme, thuhet ne letrën e KBI-se derguar agjencise se lajmeve “Presheva Jonë”