mulssiussBujanoc, 4 tetor  -Kryesia e Kuvendit të Kosovës,  kishte dje en redn dite te diskutojë Propozim-Rezolutën lidhur me situatën aktuale politike në pjesën veriore të Republikës së Kosovës, por jo edhe për Luginën e Preshevës (si zakonisht).  Po ashtu Kuvendi në Prishtine debatoi mbi çështjen e kodit të telefonise, cështje kjo problematike e cila ka mbetur ne etër, ne dilema se nga të merret ky kod, nga Serbia apo Shqipëria, meqe IUT ne Gjenevë i ka mundesuar Kosovës për të zgjedhur nje gje te tillë, shkruan agjencia e lajmeve “Presheva jonë”

Ndërkohë situata në veri (sikur edhe ne Luginën e Preshevës , bile dhe më keq) mbetet e pandryshuar dhe nën kontrollin e strukturave paralele megjithse Veriu është i privilegjuar në Bruksel meqë Prishtina dhe Beogradi qe 4-5 vjet merret vetëm me ta, kurse Kosova Lindore është plotësisht e harruar dhe injoruar nga ky proces, sikur te ishte në ndonjë kontinent tjetër e jo në kufi me Kosovën, territor ky që dikur ishte pjesë e saj ?!

 

Talljet e Edita Tahirit, me Luginën e Preshevës duhet te marrin fund!

Ministrja për Integrim e Kosovës, Edita Tahiri, e njohur ndryshe dhe si zyrtarja që është marrë me bisedimet ne Bruksel per kodin, per diplomat, për targat, per tekstet… por deri tash asnje nga keto tema apo marrëveshje s’jane zbatuar as realizuar për te mire e qytetarëve, në këtë rast për ata në Luginen e Preshevës e cila shpesh del me komunikata të gënjeshtëra, pavarësisht se situata në terren është krejt tjeter, cka edhe shpesh ka shkaktuar reagime dhe nevrikosje tek popullata shqiptare e këtyre viseve, sidomos tek studentet dhe liderët shqiptar.

Keshtu sikur për shume lidere edhe për kryetarin e KKSH-së Jonuz Musliun deklarata e rreme, refrenet e Edita Tahirit sikur inkuadrimin e  Lugines se Presheves ne dialogun e Brukselit apo rreth diplomave per te cilat qe pesë vite flitet te mas te para, i kane dalur mbi kapuc dhe jane bërë gjizë, siq thone ne Luginë.

“Edita Tahiri te bëhet me serioze, mos të luaje me nervat e shqiptarëve ne Luginë, se boll po luajne serbet me neve.  Qe pesë vjet ajo malltreton rininë, sidomos studentet me ato diploma sot nesër. Premtimet e këta me deshtimin e njohjes se diplomave është reflektuar negativisht tek shqiptaret e Luginës se Preshevës, meqë shumica kanë lëshuar vendlindjen. Ajo nëse ka fëmijë, studentë,  duhet ta dije së paku rëndisinë e shkollimit të tyre, dhe cfarë donë të thotë të presësh me vite të tëra me diplomë në  xhep?! Sot kemi qindra studentë te diplomuar dhe ata kanë humbur durimin e pritjes se ketyre diplomave, cka shumica kanë ikur, jane instaluar ne Kosovë, Shqipëri ose në perëndim azil. Këto premtime boshe të ministres kosovare me diplomat ka lënë sot shume të rinje pa shpresë,  rrugëve ose kane dalur jashtë. Cka ne njëfare menyre po i ndihmohet Beogradit me largimin e të rinjve shqiptarë, me spastrime etike në Kosovën Lindore..” ka deklaruar për agjencinë  e lajmeve “Presheva Jonë” kryetari i Kuvendit te Bujanocit Jonuz Musliu, ish-drejtor politik i UCPMB-së.

 

Marko Gjuric 100 herë në Veri, kolegja e tij Edita Tahiri, asnjëherë në Preshevë. Reciprocitet se jo mahi?!

Vec kësaj kryetari i KKSH-së Jonuz Mulsiu perkujton se Edita Tahiri dhe Prishtina zyrtare kanë lënë qindra shkollare shqiptare pa tekste shkollore, pa diploma,  pa ndihemesa financiare, cka as rezolutat e marrëveshjet me perfaqësuesit lokal nuk i ka zbatuar qeveria e Kosovës, marrëveshje këto të neshkruar këto 5-6 vite e fundit me Preshevën . Prandaj ne kërkojme nga qeveria e Kosovës me shume përkrahje morale dhe politike, por edhe financiare nëse ka mundësi. Fundja bile qato rezoluta e marrëveshje t’i zbtojnë për Luginen dhe jo vetëm me llafe e premtime të kota,  se sinqerisht jemi lodhur me me genjeshtra. Ne nuk duam që Kosova të na ndihmojnë aq sa qeveria e Beogradit po ndihmon  serbët e Veriut, por bile një qerek nga ta..”

“Minsitrja për dialog Edita Tahiri sikur edhe qeveritare tjerë kosovare më shumë po rrine në Bruksel se sa në Prishtinë për “reciprocctitet” mes Serbisë dhe Kosovës, por deri tash asgje nuk është duke u berë, sidomos per Luginën e Preshevës Marko Gjuric 100 herë në Veri, kolegja e tij Edita Tahiri, asnjëherë në Preshevë?!..” ka pohuar ne fund z.Musliu

 

 

SHPËRNDAJE