Presheva nga sot (05-08 shtatorë) pret gratë e suksesit të Albanian Excellence nga Tirana, Prishtina dhe Ulqini. Ato do të qëndrojnë në Preshevë per kater dite rresht. Sot nënshkruhet draft- memorandum bashkëpunimi në mes të drejtoreshës së Albanian Excellence, Flora Nikolla dhe kryetarit të komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi ku viti 2020 do të shpallet vit për Preshevën.

Albanian Excellenc me 121 femra suksesi si burime njerëzore do të jetë në dispozicion të ndihmojë Preshevën në sfera të ndryshme. Nismën e Albanian Excellenc e kanë mbështetur Komuna e Preshevës, Shtëpia e Kulturës Abdulla Krashanica dhe kompanitë private. Në kuadër të aktiviteteve që do të zhvillohen këto ditë më datë 06 shtator gratë vizitojnë komunën e Medvegjës dhe fabrikën Medinvest të kryesuar nga presidenti i AFEDS- it, Muharrem Salihu.

Ndërsa më datë 07 shtator në ora 11.00 në Preshevë organizohet punëtori me gra që drejtojnë biznese private ku do të marrin përvoja nga gratë e Albanian Excellenc që kanë treguar suksese në sferën e biznesit. Poashtu më 07 shtator në ora 19.00 në Shtëpinë e Kulturës në Preshevë hapet ekspozita me 121 fotografi të grave të suksesit të Albanian Excellenc.Mysafire speciale do të jetë këngëtarja e mirënjohur nga Kosova Shpresa Gashi dhe sopranoja nga Tirana Alisa Katroshi. Ekspozita do të jetë e hapur për qytetarët. Ju mirëpresim. /Ardite Behluli

SHPËRNDAJE