Weyarn/Irschenberg, 29 tetor -Sot (e diele) ne oret e pasdites ne  Austri ka ndodhur nje aksident trafiku ku humben jetën tre anëtarët e familjes së Ymer Ymerit nga Ranica e Preshevës, tragjedi kjo e cila ka shokuar mbare Luginen e Preshevës. Në autostraden A8 ku nje veture e cila u vet aksidentua në shpatin e Irschenbergut në drejtim të Salzburgut ndodhi një aksident trafiku serioz. Tre vetë humbën jetën: shoferi 47-vjeçar dhe gruaja e tij 48-vjeçare që ishte ulur pas tij dhe një pasagjer 69-vjeçar, ishin viktimat e këti aksidenti me fatalitet. Një tjetër pasagjer 71-vjeçar në pjesën e pasme u dërgua në spitalin e Rosenheim me lëndime të rënda, njofton agjencia e lajmeve “Presheva jonë”

 

E dhimbshme: Po ktheheshin nga Gjermania, vdesin 3 persona të familjes Ymeri në aksident (Foto)

Agjencia  e lajmave “Presheva Jonë” ka kontaktuar menjehere policise austriake nga te cilet ka mesuar se viktimat jane te gjitha te nje familje. Gruaja (69) djali (47) dhe e reja (48) dhe nje udhtar tjeter (69)  të ish drejtorit të shkollës së Raincës Ymer Ymeri (71) kanë humbur jetën tragjikisht nga një aksident trafiku në Austri.

Agjencia e lajmeve “Presheva jonë”  duke ju referuar buirmeve të policise austriake ka mësuar se, automjeti i aksidentuar ishte nisur nga Gjermania për në vendlindje, Raincë te Preshevës  ku gjatë udhëtimit nëpër Austri, nme oret e padites, rreth orës 16:00h, vetura ka rrëshqitur dhe ka dal jashte rrugë, ku më pas ka ndodhur aksidenti duke lene të vdekur Midushe Ymeri, Fatos Ymeri dhe Zijavere Ymeri.

 

Në veturë, ndodhej edhe Ymer Ymeri, ish drejtor i shkollës fillore në Raincë, mirëpo ai ka marrë lëndime të rënda trupore dhe është jasht rrezikut për jetë.

Do shtuar se prindërit Ymer dhe Midushe Ymeri, po ktheheshin bashkë me djalin dhe nusen nga vizita që i kishin bërë të birit të ndjer Fatosit, në Gjermani.

SHPËRNDAJE