Artistja shqiptare Blerina-Ina Zgjana, kengetare e njohur nga Lushnja ne bisede me gazetarin e agjencise së lajmeve “Presheva Jonë”

Blerina Zgjana është nje këngëtare me origjinë nga Lushnja që jeton në qytetin e bukur të Korçës, bashkë me fëmijët e saj e cila eshte patrone e nje resaturanti te njohur ne Korcë. E lidhur me muzikën dhe publikun, ajo këndon ne vend dhe jashtë vendit. Viteve te fundit ka mbajtur shume koncerte para publikut shqiptare ne Amerikë, France, Itali, Turqi, Belgjike thuajse ne cdo cep të Evropës. Se fundit per shkak ofertave, ajo eshte perqëndruar në Lausanne të Zvicrës.

Blerina vjen në këtë intervistë prezantimi për lexuesit e agjencise së lajmeve “Presheva Jonë” duke thënë se “Kam lindur me këngën, po jetoj me këngën dhe dua të jetë pjesë e imja gjithmonë..”

 

Këngetarja Blerina Zgjana: Ne Preshevë me priten shume mire dhe u ndjeva si ne Korce, Tirane apo Prishtinë..

Blerina, këndon vetëm live dhe është e dashuruar pas muzikës popullore edhe pse zhanret e tjera i këndon me kenaqesi dhe pasion. Kjo ka ka bere qe ajo te bashkoje shqipatret e diapsores. Per kete deshmon fakti se Blerina Zgjana ka sot shume miq jo vetëm nga Shqiperia e Kosova por edhe nga Tetova e Medvegja deri në Preshevë.. Zeri i saj, si flamuri, bashkon shqiptaret e trojeve etnike si për 28 Nentorin ashtu edhe për 17 shkurtin, diten nacionale te shteteve tona, por edhe per festa tjera kombëtare e nderkombëtare si 8 marsi apo 14 shkurti, Bajrami, Krishtlindjet, Viti i Ri…por edhe në dasma si dhe gezime e festa tjera..

Ajo eshte nje këngëtare e muzikës popullore, por që këndon me lezet edhe këngët e lehta. Se cili zhanër është më i kërkuar nga publiku ? Ne vazhdim bashkebiseduesja jonë Zgjana pohon se “pothuajse gjitha zhanret për mua janë të bukura, ama kemi gjak shqiptari dhe shqiptarët duan muzikë popullore, burimore qe ta kenaqin shpirtin…”

Ajo u mbush shpirtin dhe zemrën me qetësi e lumturi. Por kerkesat e publikut shqiptar ne koncerte, sipas saj, ne vend dhe jashte vendit ndryshojne. Psh, sipas këngetares Ina Zgjana “ata me perendim, ne Zvicer kerkojne me shume kënge atdhetare, patriotike por edhe kenge kurbeti, nostaligjke dedikuar atdheut, prinderve etj..Me ka renë rasti kur kendoj kenge te tilla te shof mergimtare te qajne, fshijne lotet nga mallengjimi qofte për atdheun apo familjen e tyre ne vendilindje, distanca e bën të veten. Mvaret nga tekstit i kenges qe e kendoj.. ”

Fillimisht e pytem kush eshte kengetarja Blerina Zgjana qe kenaqë , qe ben te qesh e te qaj publikun shqiptare me zerin e saj të bukur, melankolik ne vend dhe ne diasporen shqiptare? Ajo pergjigjet: Jam një vajzë e thjeshtë, e lindur dhe e rritur nga dy prindër të mrekullueshëm nga qyteti i Lushnjes. Jetoj në Korçë dhe punoj shumë jashtë vendit, sidomos ne Zvicer…”

Zeri i saj eshte me i kërkuar eshte nder shqiptaret në Zvicër, në veqanti Lausanne ku ajo edhe vepron me se shpeshti per shkak kërkesave te shumta te bashkeatdhetareve tanë..

Jo vetem ne Shqiperi, Kosovë e Zvicer zëri i embël dhe i bukur i kengëtares sone Blerina Zgjana eshte i kërkuar mjaft edhe ne Preshevë. Heren e fundit ajo qëndroi ne Kosovën Lindore, siq e quan ajo Luginën, ne muajin qershor ne nje dasem. “Une kudo ku shkoj dhe këndoj ndjehem e kenaqur. Preshevën do ta vecoja, sepse aty verte me kane pritur shume mire, njerëzit ishin bujar. Bile grate me kane pritur me mire se burrat (thote ajo duke qeshur). Ne Preshevë me priten shume mire dhe u ndjeva sikur te isha ne Korce, Tirane apo Prishtinë..” tha ne fund kengetarja jone e njohur Blerina Zgjana me te cilen u ndame me nje kusht, me nje “marrëveshje” qe takimin tjeter kur do takohemi te na pres me nje kenge kushtuar Preshevës …

SHPËRNDAJE