Ky objekt me flamur te Serbise nuk eshte kazerme ushtarake, as stacion policor, por shtëpi e shendetit.

 

Presheva pus, n’tana anet, vec edhe kjo epidemi ju desht…

Instituti i Shëndetit Publik në Vranjë (ZZJZ) shpalli epideminë e lisë se qenit në komunën e Preshevës. Derisa popullata kërcnohet me vdekje nga semundjet, kupto zyrtarisht “13 raste” te prekur nga epidemia lideret bëjnë fushata, luftojne per karrigë, njofton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”

 

Autoritet e pushtetit lokal flasin vetem per 13 raste te prekur nga epidemia, kurse specialiste, mjeke profesionalist dhe qytetaret thone se ky numer eshte  me i madh 

 Ilustacija

Variqela është shpallur si nje epidemi  e rrezikshjme, vdekjeprurese e cila eshte intensifikuar kete vit ne Preshevë. Madje sipas mjekeve spacilaistve kjo epiodemi këcnon seriozisht Preshevën nese nuk nderrmeren masa preventive. Pushteret lokal dalin me shifra kutura dhe flasin vetëm per 13 raste, ne fakt sipas qytetareve keto raste me shumë.

Paraqiten viktimat e para në rajon..Novi Pazar, Tutin..Arusha n’kojshi prite edhe ne shtëpi

Variqela pasi që ishte e pranishme nga muaji nëntor i vitit të kaluar, ditëve të fundit është përhapur edhe në qytetin e Preshevës.

Një grua 32-vjeçare vdiq nga ndërlikimet e shkaktuara nga lia ne fjalë në Klinikën Nacionale të Sëmundjeve Infektive, kane shkruar mediat serbe. Këtë e konfirmoi Drejtori i Klinikës Miodrag Vrbiç. Viktima e Parë e pare nga kjo semunde vdekjeprurese edhe në Novi Pazar. Një burrë nga Tutini është një tjetër viktimë e lisë (“Muškarac iz Tutina još jedna žrtva malih boginja”)

Një burrë 30-vjeçar nga Tutini vdiq të martën mbrëma në Qendrën Klinike në Kragujevac. Zhvillimi i inflamacionit të mushkërive në kursin klinik u konfirmua nga RTS në Institutin e Shëndetit Publik të Serbisë “Dr Milan Jovanović Batut”.

Ai u spitalua në Spitalin e Përgjithshëm të Novi Pazarit më 10 mars dhe u transferua në Kragujevac më 12 mars.

Epidemia e lisë në territorin e komunës së Preshevës u njoftua më 6 mars nga Instituti i Shëndetit Publik. Qyetaret thone se pushetetaret ne Presheve jane zhytur ne politike dhe vota dhe nuk po ju bie koha të merren me shëndetin e popullates qe po kërconë rajonin me vdekje.

SI MUND TA DIKTOJME KETE EPIDEMI SE JU ESHTE NGJITUR ?

Pacientët për ta kuptuar që kanë këtë smundje infektive, mund ti kenë këto simptome, temperatut të lart, ndryshime në lëkurën e trupit duke u paraqitur puçrrat. Sëmundja shfaqet pas një periudhe të fshehtë prej rreth 2-3 javësh me shenja që i gjejmë në çdo infeksion viral. Karakteristike është shpërthimi i puçrrave që fillojnë me skuqje të shoqëruar me kruarje të ashpra në lëkurë që zakonisht paraqiten në bark, shpinë apo fytyrë dhe më pas përhapen në gjithë trupin, madje edhe në lëkurën e kokës, gojë, hundë, veshë dhe organe gjenitale. Kruarja fillon ngadalë, me shenja të kuqe që duken si puçrra apo pickime të insekteve. Pastaj ato transformohen në fshikëza të holla të mbushura me lëng, të cilat veniten.

 

SHPËRNDAJE