Bernë, 9 dhjetor (p.j) -Ueli Maurer është bërë president i ri Konfederatës së Zvicrës. Në moshë 62 vjeçare, Ueli  Maurer (SVP/UDC) u zgjodh javën e kaluar në kreun e qeverisë helvetike. Kështu, kreu i Departamentit Federal të Mbrojtjes merr postin që e mbante Eveline Widmer-Schlumpf. Ndërsa shefi i diplomacisë helvetike z.Didier Burkhalter është bërë zëvendës-kryetar i qeverisë.

 

Nefail MALIQI

Bernë,  2 janar

Do shtuar se Ueli Maurer është presidenti i 26-të që vjen nga kantoni i Zürichut. Ai gjithashtu ndërpreu rendin prej tri grave në krye të Zvicrës, pas qeverisjes së Calmy-Rey, Leuthard dhe Widmer-Schlumpf.

 

Presidenti i ri i Zvicrës ka marrur një sër telegramesh dhe urimesh nga mbarë qeveritë dhe presidentët e botës, por nga Kosova ende jo, pamvarësisht se në këtë vend jetojnë rreth 350 mijë shqiptarë. Për të mbushur ket boshllëk sadopak agjencia informative kombëtare „Presheva jonë“ në nje letër urimi dërguar presidentit të ri të  Zvicrës z.Ueli Maurer i ka uruar postin e shefit të ri në krye të  shtetit të Zvicrës në emër të agjencisë, në emër Kosovës dhe të komunitetit shqiptarë në Zvicër duke falenderuar atë për mbështjen e qeverisë helvetike Kosovën dhe komunitetin kosovarë në ketë vend.

 

 

Do shtuar se shkaku i këtij urimi nga agjencia infrmative „Presheva jonë“ lidhet nga fakti dhe kontributi i presidentit Maurer në Kosovë. Presidenti i ri zviceran  z.Maurer gjatë një takimi  në Gjenevë me gazetarin e agjencisë informative kombëtare „Presheva jonë“ Nefail Maliqin i cili duke folur për rolin dhe angazhimin e armatës zvicerane jashtë vendit ka deklaruar se « Angazhimin e ushtarëve tanë të Swisscoy-it në Kosovë dhe ballkan ruhet edhe stabiliteti në Zvicër ».

 

 

 

SHPËRNDAJE