Preshevë, 6 mars -Agjencia e lajmeve “Presheva Jonë” ka shpallur sot si “Personalitet të vitit-2017” në rajon presidentin e Republikës se Shqipërisë Bujar Nishanin per vizitën e tij  në Krahinën e Preshevës mu në ditën e mësuesit, shkollës shqipe, te ftuar kryetari i komunës se Bujanocit z.Shaip Kamberi.  Redaksia i jep titullin presidentit shqiptar “Nishani, mësues i madh i paqes, stabilitetit në ballkan dhe i unifikimit të faktorit shqiptar në Gadishullin Ilirik”.

 

Presidenti shqiptar Nishani në Bujanoc dhe Presheve me shume se nje vizite historike, vizite e shekullit të shiptarëve!..
“Presheva Jonë “ si i vetmi medium në krahinën e Preshevës këtë përzgjedhje e ka bërë për shkak të rolit dhe kontributit të presidentit shqiptar në avancimin e proceseve demokratike në Shqipëri si nje vend mik i SHBA-ve dhe anetare e Aleancës Veritalantike, duke shndërruar vendin në një qendër me një rol kyç dhe faktor paqeje dhe stabiliteti në rajon.

Sipas kësaj agjencie shqiptare në Serbi, ka shumë arsye pse Bujar Nishani i dhurohet kjo mirënjohje. “Shqiptarët e Luginës së Preshevës të vetmen vizitë nga nje president shqiptarë në Ballkan deri tani kemi atë të zoti Bujar Nishanit, pikërisht më 7 mars 2017, i cili prit si president nga liderët dhe popullata shqiptare në krahinën e Preshevës”, ka shkruar agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”.

“Presheva Jonë” shpall “Personalitet të Vitit-2017” Bujar Nishanin, president i nje vendi anetare e NATO-s qe tash eshte shndrruar nje faktor apqeje dhe stabnuiliteti ne ballkan. Prandaj kreu i shtetit shqiptar e meriton një mirënjohje të tillë modeste nga Presheva, në këtë rast nga ana e redaksisë sonë, për kontributin dhe angazhimin e tij dhe vedit te tij q ei prinë në avancimin e proceseve demokratike, për lobimin në favor të njohjes së Kosovës si dhe ndërkombëtarizimit të çështjes së Luginës së Preshevës dhe asaj mbarë shqiptare. Vec kesaj, njëherësh Nishani eshte presideni i pare shqiptar që viziton shqiptarët e Lugines se Presheves ne kohrat me te veshitira kur popullata e këtyshme kah syte kah Prishtina dhe Tirana. Z.Nishani si per agjencine e lajmeve “Presheva jonë” ashtu edhe ne media tjera kombetare dhe nderkombëtare apo konferenca  apo samite boterore vbzhdimisht ka ngritur zërin kundër padrejtësive dhe diskriminimit të shqiptarëve etnik në Medvegjë, Bujanoc dhe Preshevë. Prandaj edhe prezenca e presidentit shqiptar Nishani në Bujanoc dhe Presheve eshtë dicka me shume se vizite historike, vizite e shekullit!

Duhet theksuar se për çdo vit agjencia e lajmeve “Presheva Jonë” shpall personalitete të Vitit persona që i kontribuojnë çështjes kombëtare. Para katër vitesh “Presheva Jonë” kishte shpallur për personalitet të vitit, presidenten e Zvicrës, Micheline Calmy-Rey. Në vazhdim kishte shpallur Granit Xhakën, Bustin e Skënderbeut në Gjenevë, i ngrirë në akull, Para dy vitesh kryeministrin shqiptar Edi Ramën.

 

Arsyet e shpalljes si “Personalitet i Vitit-2017” të presidenti shqiptar Bujar Nishani nga redaksia “Presheva Jonë”:

Bujar Nishani është i vetmi president i Shqipërisë i cili viziton shqiptarët e diskriminuar në Luginën e Preshevës, vizite kjo e cila do t’i konribuoj përmirësimit te gjendjes së  tyre.

Njëhersh jemi deshmitar se viteve te fundit shteti shqiptar me në krye me Presidentin Niashani dhe stafi i tij ka shprehur gjihnje gatishmerinë për t’i ofruar ndime shqiptarëve te Lugines se Preshevës qofte me projekte, me libra apo ndihmesa studenteve nga viset tona.

Vec kesaj, dyert e kabinetit te presidenti shqiptar vazhdmisht kane qene te hapura dyert për lideret, studentet dhe qyetare e Lugines së Preshevës qofte nga Medvegja , Bujanoca apo Presheva apo edhe qyetetaret e studente qe jetojne dhe veprojne ne Shqipëri.

Nishani ne intervisten e fundit për “Presheva Jonë” u shpreh i qartë se “Lugina e Preshevës është prioritet i Shqipërisë. Shqiptarët e Luginës së Preshevës kanë demonstruar vazhdimisht që përfaqësojnë identitetin e tyre kombëtar, duke reflektuar parimet më të mira demokratike dhe pro europiane. Shqiptarë te Krahinës së Preshevës nuk jeni të vetëm, duke premtuar që situata e tyre do të përmirësohet me ndihmën e Shqipërisë, duke ecur bashkarisht drejt Evropës.”

SHPËRNDAJE