Gazetari i agjencise se lajmeve “Presheva Jonë” para selise se BE-së ne Bruksel

 

Nga i derguari yne specail ne BE, Bruksel

Bruksel, 7 shtator  -Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, pritet të takohen sot në Bruksel, me ndërmjetësimin e shefes së politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini për të diskutuar rrugët për një marrëveshje normalizimi ndërmjet të dyja vendeve, njofton agjencia e lajemve “Presheva jonë” drjetpërsedrejti nga selia e BE-së ne Bruksel.

Sot ne Bruksel, kuptohet ketu se cka po zihet ne tavolinen e BE-së me Presheven

Ky takim që pritet të shënojë një hap të ri në kërkim të një marrëveshjeje për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të dyja vendeve, mbahet në një periudhë kur janë ngritur debatet që përfshijnë idetë për ndarjen e Kosovës, shkë

mbimin e territoreve apo korrigjimin e kufijve.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuqiç, tashmë e ka shpallur politikë të tij synimin për ndarjen e ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve në Kosovë, duke u bërë jehonë kërkesave të Serbisë për ndarjen e Kosovës.

Kosova, sikur edhe NATO e ka hedhur poshtë idenë e ndarjes tokësore të saj, ndërsa është përfshirë në debatet e nxitura nga ideja e presidentit të saj Hashim Thaçi për ‘korrigjimin e kufirit” që sipas tij, nënkupton bashkimin e Luginës së Preshevës me Kosovën.

Ketu ne Bruksel mesohet se pas okupimit te Veriut te Kosovës nga Serbia dhe problemet e presidneti kosvar me specialen, Thaci nuk eshte cudi qe Presheven ta perdor si karte te fundit duke e prozuar qe ajo te jete pjese e Kosovës edhe pse dikur ishte.

Mogherini ditë më parë ka thënë se do të vazhdojnë me bisedime edhe pse mund të jenë të vështira, por do të jenë rreth arritjes së një marrëveshjeje të detyrueshme ligjore

“Unë personalisht besoj se projekti i BE-së nuk është i kompletuar pa u anëtarësuar edhe vendet e Ballkanit Perëndimor në familjen tonë. Është në interesin tonë ta hapim derën dhe t’i lëmë t’i bashkohen familjes evropiane”, ka thënë Mogherini.

SHPËRNDAJE