???????????????????????????????Nga  dërguari yne special ne BE, Bruksel

 

Bruksel, 26 shtator  -Negociatat për zbatimin kësaj marrëveshjeje te filluara sot, do te zgjasin per tri dite rresht, deri te merkuren e ardhshme (29 shtator) njofton agjencia e lajmeve “Presheva jonë” e cila po ndjek bisedimet drejtpersedrejti në Bruksel.

Në Bruksel sot do të vazhdojë dialogu në mes të Prishtinës dhe Beogradit në nivel ekspertësh ku do të diskutohet për  zbatimin e marrëveshjes për telekomunikacionin, perkatesisht rreth kodit te telfonisë për te cilin diteve t eufdit mes Boegradit dhe pèrishtines, gjegjesisht mes kreut te delegacion kosovar Edita tahiri dhe aiotj  serb Marko Gjuric  ka pasur polemika dhe “lufte” mediale se kodi 383 eshte i  Kosoves, e tjeri i Serbisë..

 

Keshut spas zëvendësdrejtori i zyrës serbe për Kosovë, Dushan Kozarev, ka thënë se Prishtina nuk do të ketë kod telefonik shtetëror, por territorial në kuadër të Republikës së Serbisë. Në prag të bisedimeve Ministrja e Kosovës për dialog, Edita Tahiri thotë se ketë javë  Kosova të marrë një numër telefoni ndërkombëtar.

Edhe këtë sipas Kozarev do ta merr kur të vendos Beogradi, e jo kur të vendos Edita Tahiri apo dikush tjetër. Të dyja  palët sot  do të përfaqësohen jo vetëm në nivel të ekspertëve, por edhe të politikanëve, raportojnë mediat serbe.

Në këtë raund bisedimesh, delegacioni i Prishtinës do të udhëhiqet nga ministrja për dialog Edita Tahiri, ndërsa ai i Beogradit nga drejtori i zyrës për Kosovë, Marko Gjuriq.

Delegacioni i Beogradit do të përfshijë përfaqësues të Ministrisë së Tregtisë, Turizmit dhe Telekomunikacionit, kompania “Telekom Serbia” dhe Agjencia Rregullatore për Komunikimet Elektronike dhe Shërbime Postare (RTA).

SHPËRNDAJE