foro-me-e-mire-650x485Shpesh refugjatët nga Siria thonë ndonjë fjalë shqip kur arrijnë në Preshevë, zakonisht për urata dhe falenderime.  “Janë rreth 20-30 mijë shqiptarë në Siri. Shumë prej tyre janë në Damask”, thotë  për “Presheva Jonë”. Alhad Ben Abdyel pe Refugjatet  kane  frikë të flasë dhe t’i shkruhet emri, pasi sipas tij, regjimi i Bashar Al Asad mund të bëjë gjithçka. Mjek me profesion, personi tregon fotografitë e gjyshit me qeleshe, por para kamerave ka frikë, pasi familja ka ngelur në Siri.

Shumica e shqiptareve të Sirisë kanë ardhur nga Kosova pas pushtimit të saj nga Serbia më 1912, e pas presioneve të mëdha në periudhën midis dy luftërave botërore, pra 1918-1939. Me fjalë të tjera, kemi tani në Siri tri-katër gjenerata të shqiptarëve, varësisht kur u bë shpërngulja e vendosja e tyre në Siri. Disa u ndalën një kohë në Turqi e disa u lindën në rrugë për në Siri.

“Kam pasur një jetë të mirë në Siri. Por kishim problem me regjimin pasi ata konsiderojnë terrorist çdo person që ndodhet në zonat që nuk i kontrollojnë”, thotë refugjati.

Ai tregon edhe të dhënat personale, të cilat tregojnë origjinën e tij. Ëndrra e tij ishte Kosova, por kishte dëgjuar edhe për Preshevën. “Të gjithë xhaxhallarët dhe hallat e mia flasin shqip, gjyshi dhe gjyshja po ashtu”, vijon refugjati.

Ai rrëfen më tej se, shqiptarët në Siri janë marrë kryesisht me tregti, industri tekstilesh dhe prodhime dhe jetojnë kryesisht në Damask. Ai thotë se ata njihen mes tyre dhe ruajnë në kujtesë gjëra që vetëm ata i dinë.

Lufta, thotë shqiptari nga Siria, ka shkatërruar gjithçka dhe forcat e ndryshme e bëjnë të pamundur qëndrimin në këtë vend.

Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava ka deklaruar se në kryeqytetin sirian, Damask, i cili është shndërruar në një fushë beteje të përgjakshme, jetojnë mbi 10 mijë shqiptarë dhe nuk ka asnjë informacion për shëndetin e tyre.

“Shfrytëzoj rastin që ta theksoj një informacion mjaft të rëndësishëm, me të cilin shumë pak merren mediat tona, por edhe qeveria jonë: sot në Damask gjenden mijëra e mijëra shqiptarë të pambrojtur”, ka thënë myftiu Tërnava për “Presheva Jonë”.

“Në Damask kemi lagjen “Muhaxheria” e pastaj atë të “arnautëve” të cilat janë të mbushura plotë e përplot me shqiptarë të ikur nga Kosova, Shqipëria e Maqedonia”, ka thënë myftiu Tërnava.

Ditë më parë u regjistruan edhe viktimat e para të konfliktit në Siri. http://www.albeu.com/kosove/mbroni-shqiptaret-ne-siri/81833/

SHPËRNDAJE