???????????????????????????????“Presheva Jonë” drejtpersedrejti nga Roma. Nga i derguari yne spacial në Vatikan

 

Mbi 1000 gazetare nga Bota ne Rome për Nenë Terez shiptare. Ne mesin e tyre edhe 120 gazetare shqiptare

Rome/Vatkan, 3 shator (“Presheva jonë”) -Shenjtërimi i shqiptares Nëne Trezës  që do të mbahet neser (4 shtator, e dile) në bazilikën e Shën-Pjetrit në Vatikan, pos delgacioneve relegjioze dhe politke, intersim te madh ka zhduar edhe nga perfaeues te mediave boterore.  Sipas agjencise se lajmeve “Presheva Jonë” e cila veq tash ka zbarkuar me ekipin e saj per te raportuar drejtpersedrejti nga Roma (Vatikani) ka mesuar nga zyrtaret e kabinetit të Papes se mbi 1000 gazetare nga Bota do t endjkein evenementon e neserm ne Vatikn dedikuzar shiptares Nen Tereza, ku ne mesin e tyre jane po ashtu edhe  120 gazetare shqiptare.

 

Nënë Tereza do të cilësohet zyrtarisht si “e shenjtë” ditën e dielë, më 4 shtator 2016. Me rastin e shenjtërimit të Nënës Terezës në Vatikan, Kisha Katolike ne Shqiperi dhe ajo ne Kosovës do të organizojë shtegtimin për në Vatikan  do të ekzekutohet edhe himni i Nënës Tereza nga artistë e soliste të njohur shqiptar si: Inva Mula, Ermonela Jaho, Rita Ora, Shkëlzen Doli, Saimir Pirgu, Ramë Lahaj, Gëzim Myshketa etj.

Bujar Nishani ne Roime: Nënë Tereza është një gjeniale universale sa shqiptare dhe botërore

Para largimit për në Vatikan, ku do të kryesojë delegacionin në ceremoninë e Shenjtërimit të Nënë Terezës më 4 shtator, presidenti Bujar Nishani dha një intervistë për “Gazeta Shqiptare” pikërisht për këtë ngjarje universale. Duke nënvizuar faktin se Nënë Tereza është një gjeniale universale sa shqiptare dhe botërore, kreu i shtetit pohon se “kjo shenjtore është dhurata më e vyer që Shqipëria i fali njerëzimit”.

 

Don Lush Gjergji Nga Roma: Kemi arritur te Nan Tereza ne Vatikan. Bia jone e cilaidha dite kombit tone dhe mbare njerezimit
terezass“Kemi arritur te Nan Tereza ne Vatikan. Bia jone e cilaidha dite kombit tone dhe mbare njerezimit. kemi ardhur kwetu për të nderuar bijën, motrën, nënën e tash shën-Terezën e dashurisë dhe për t’i treguar Botës se si populli ynë eshe lirtdashesh dhe per paqë..” tha Don Lush Gjergji per agjencine e lajmeve “Presheva jonë” nga Roma.

Kjo pasi Papa Françesku ka firmosur sot dekretin e shenjtërimit të saj, eventment ky që do të mbahet në bazilikën e Shën-Pjetrit në Vatikan. Ndryshe nga sa kishte kërkuar Kisha Katolike Indiane, ceremonia e Shenjtërimit të Nënë Terezës do të jetë eventi kryesor i Viti Jubilar të Mëshirës në Vatikan.

terezzzDhe data 4 shtator do të shënohet në Kalenderin Apostol, pikërisht si Dita e Shenjtores shqiptare Nënë Tereza e Kalkutës.

Në kete ceremoni reelgjoize do te marrin pjese delegacione shqiptare nga Tiarana, Prishtina dhe Shkupi. Isa Mustafa, së bashku me një delegacion të lartë të Qeverisë së Kosovës po qëndron në Romë, ku do të marrë pjesë në ceremonitë zyrtare të organizuara për nder të shenjtërimit të Nënës Terezë.

Në mjediset e Ambasadës së Shqipërisë pranë Selisë së Shenjtë u bë një pritje e veçantë dhe miqësore, e para e këtij lloji, vetëm me shqiptarët që punojnë në Shtetin e Vatikanit dhe si ditë u zgjodh ajo kur ka lindur Nënë Tereza, që shenjtërohet të dielën e ardhshme.
Qëllimi i kësaj “pasditeje pritje” ishte që të bisedonim së bashku, të përkujtonim që në këtë “Jubile të Mëshirës” është dhe 25 vjetori i rivendosjes së Marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Vatikanit, shenjtërohet Nënë Tereza, bijë e popullit tonë dhe po kështu 38 martirë të Kishës tonë katolike lumturohen së shpejti, që së bashku, pranë gotës me verë, të kujtojmë arritjet e të bëjmë ende më shumë për vendin, për një imazh gjithnjë e më të mirë.

 

 

Programi i plotë i kremtimeve nga Vatikani, Shqipëria e deri në Indi

Më 3 shtator, kur do të ndiqet: KATEKIZMI I PAPËS FRANÇESKU

në orën 8.30 përgatitja – në orën 10.00 fillimi i katekizmit në Sheshin e Shën Pjetrit
Hyhet me biletë
Më pas, ORATORI “MOTHER” i Marcello Bronzetti, me korin dhe orkestrën Fideles et Amati, ora 17.00, në Bazilikën e Shën Andrea della Valle. Mesha Shenjte, në orën 19.00, e, në përfundim të Meshës, nderimi i relikeve të së Lumes Tereza e Kalkutës

Të diel, 4 shtator – LITURGJIA SOLEMNE EUKARISTIKE E SHENJTËRIMIT TË SË LUMES TEREZA E KALKUTËS.

Ora 10.00, në Sheshin e Shën Pjetrit
E nevojshme, bileta e hyrjes, falas, por që duhet pasur në dorë.
Lutja e Engjëllit të Tënzot e Papës Françesku
Ora 12.00, Sheshi i Shën Pjetrit

E hënë, 5 shtator – FESTA E PARË E SHËN TEREZËS SË KALKUTËS

Mesha e falënderimit, kryesuar nga Hirësia e Tij, kardinali Pietro Parolin, sekretar i Shtetit të Vatikanit, me pjesëmarrjen e korit të Dioqezës së Romës, drejtuar nga imzot Marco Frisina
Ora 10.00, Bazilika e Shën Pjetrit

Pasdite – NDERIMI I RELIKEVE TË SË LUMES TEREZA E KALKUTËS

Ora 16.0- 18.00 – Bazilika e Shën Gjonit në Lateran
Kremtimet në Vatikan e në Romë do të vijojnë deri më 8 shtator. Shtegtarët do të mund të orientohen përmes programeve përkatëse…

SHPËRNDAJE