okmbbbNën organizmin e VV dhe mënave të e personave të zhdukur në luftën e fundit, së bashku me qytetar të tjerë sot protestuan për të kundërshtuar kandidimin e Vuk Jeremiçit, për sekretar të përgjithshëm në Kombet e Bashkuara.

Nga Sheshi “Zahir Pajziti” përfaqësuesit thirrja e nënave, gratë dhe shoqëria civile i bënë thirrje OKB-së që të mos pranojë nominimin e Vuk Jeremiç dhe të bashkëndjejnë me lotët e nënave.

Po sot menjëherë pas protestës, përfaqësues të protestës së sotme do i dërgojnë letër OKB-së për të kërkuar nga ta që të mos lejojnë Vuk Jeremiçin, i cili mbjellë urrejtje të jetë pjesë e tyre.

Jeta Berisha, përfaqësues e protestës ka lexuar letrën e cila do t’i dërgohet OKB-së, ku thuhet se Serbia ka vrarë dhjetëra në vendin tonë, e që asnjëherë nuk është akuzuar që ka lënduar botën tonë.

Berisha: Kërkojmë nga ju që të bashkëndjeni me lotët e grave

“Ne qytetarët e republikës së Kosovës kërkojmë nga ju që të bashkëndjeni me lotët e nënave, grave dhe fëmijëve të Kosovës. Serbia ka vrarë dhjetëra në vendin tonë, Serbia kurrë nuk është akuzuar që ka lënduar botën tonë, Serbia asnjëherë nuk ka pranuar falje e lëre më të kërkoj falje që ka kryer gjenocid në shtëpitë tona…Si është e mundur që një staf i juaji aq profesional, një organizatë që gjithmonë mundohet ta jetësoj paqen në botë të lejojë kandidimin e një shteti që ka shkaktuar dëme historike, që ka përçarë popullin, dhe jo vetëm të Kosovës, duke mos paguar as edhe një dëm, e lëre më të kërkoj falje të jetë në krye të kandidimit për sekretar të përgjithshëm të OKB-së.

Në letër gjithashtu thuhet se nuk duhet harruar që shfarosja e popullit kosovarë ishte detyrë, obligim e nder për popullin e Serbisë.

Megjithatë në letër është shkruar se në të kundërtën, Kosova do t’i bashkojë forcat me Sebrenicën e Zhepën dhe jo vetëm për të organizuar protesta të mëdha por edhe të ndërpresin të gjitha bashkëpunimet dhe negociatat e arritura deri më tash.

Berisha: Kosova do t’i bashkoj forcat me Serbrenicën e Zhepën

“Kosova do t’i bashkoj forcat me Sebrenicën dhe Zhepën dhe jo vetëm duke organizuar protesta të mëdha, por do të ndërprejë të gjitha bashkëpunimet dhe negociatat që ka arritur  me shumë punë dhe përkushtim deri më sot me shtetin e Serbisë. Kosova do të ndalojnë të gjitha produktet dhe prodhimet që hyjnë prej Shtetit të Serbisë. Dhe njëherit do t’i ndryshoj të gjitha strategjik politike të cilat OKB i ka përkrahur deri më sot në favor të Serbisë. Ne nuk jemi përfaqësues të partive politike, ne jemi qytetarë të lodhur ttë politikave të Serbisë, ne jemi rinia e Kosovës, ne jemi zëri që o vdes për tu dëgjuar”, thuhet më tej në letrën që do t’i dërgohet OKB-së”, shkruhet në letrën që do t’i dërgohet sot OKB-së.

Thirrje OKB-së për të mos lejuar kandidimin e Jeremiçit në OKB i ka bërë edhe Nysrete Kumnova nga shoqata “Thirrjet e Nënave”.

Kumnova: Jeremiç të mos zgjidhet sekretar në OKB, ai gjithmonë ka mbjellë urrejtje

“Nga kjo protestë i bëjmë apel të gjitha shteteve anëtare të Kombeve të Bashkuara që të vlerësojnë mirë e qartë se kandidati nga Serbia i cili është dëshmuar se nuk është njeri i përshtatshëm që të zgjidhet në këtë post është pikërisht Vuk Jeremiç, i cili gjithmonë ka mbjellë urrejtje dhe injorancë kundër shqiptarëve duke mbuluar krimet serbe në Kosovë dhe ka injoruar çdo familjar i cili ka kërkuar zbardhjen e fatit të personave  të dashur të zhdukur nga Serbia në Kosovë. Serbia si pushtues dhe shtet kriminal ende nuk i ka zbuluar të gjitha varrezat me personat e zhdukur duke tentuar që t’i fsheh gjurmët e krimit prandaj si e tillë duhet të deklasohet dhe të mos t;i pranohet e as t’i dhurohet asnjë post qoftë edhe udhëheqja e Kombeve të Bashkuara”, ka bërë thirrje Kumanova.

Me shumë dhimbje, e buzë në vaj, Kumnova më tej në thirrjen e saj tha se shtetet anëtare të OKB-së duhet ta dinë mirë se sa zemra tash e 17 vite digjet për së gjalli për të ditur për një grusht eshtra të të dashurve të tyre.

Kumanova: Shtetet e OKB-së duhet ta dinë sa zemra digjet për së gjalli

“Konsideroj që shtete anëtare të OKB-së duhet ta dinë mirë se sa zemra digjemi për së gjalli në pritje mbi 17 vite  për një grusht eshtra të më të dashurve, ndërsa politika Serbe luajnë me fatin tonë. Ju lutemi juve delegatëve  në OKB mos ngritni dorën të votoni Vuk Jeremiç, por votën të ua jepni njerëzve meritor… Serbia duhet ta dëgjoj thirrjen tonë dhe të heq dorë nga lakmi dhe pozita të rëndësishme, përderisa nuk i  ndërron politikat e saj dhe t’i zbatoj konventat ndërkombëtare,. Mos luani me ndjenja të familjarëve mos luani me eshtrat e të dashurve tanë. Serbia meriton vetëm dënim e asgjë më shumë”, tha Kumanova.

Ajo gjithashtu ka bërë thirrje edhe krerëve të shtetit dhe ambasadorëve të shteteve të huaja në Kosovë, që të informojnë përfaqësuesit e tyre në OKB që Serbia nuk duhet të eliminohet me privilegje dhe të mos lejohet të marr timonin e OKB-së në duar. Ajo tha se kriminelët duhet të ndëshkohen dhe të ulën në bankat e të akuzuarve.

Përfaqësuesja e Aleancës së Gruas, Magbule Shkodra, ka bërë thirrje që Kombet e Bashkuara të dëgjojnë zërin e nënave dhe familjarëve fytyrën e të cilëve po e njomin lotët.

Shkodra: Gjëja më e vogël që Serbia të bëjë është të kërkoj falje

“Kombet e Bashkuara le të dëgjojnë sot zërin tonë se këtu janë nënat janë familjarët të cilët fytyra po ju njomët me lot. Këtu janë nënat që ende sofrat kanë vende bosh dhe ju mungojnë të afërmit e tyre, këtu  janë nënat të cilat çdo mëngjes e fillojnë me një shpresë se sot ndoshta do të kenë nj lajm për më të afërmit e tyre, të gjallë apo të vdekur. Këtu jeni ju  të gjithë që ende gjumi ju prishet me një ëndërr rishtuese nga përjetimet trishtuese të luftës, prandaj si është e mundur që madje të konsiderohet kandidaturë nga shtetit  i Serbisë për të udhëhequr në Kombet e Bashkuara…. gjëja më e vogël që duhet të bëjë shteti i Serbisë të kërkoj falje, të filloj të sillet në mënyrë konstruktive ndaj shtetit tonë, ta njoh shtetin tonë dhe mandej mund të bisedojmë dhe të bëhemi miq të mirë, Jo Jeremiçit në Kombet e Bashkuara.

Protestës së sotme kundër Vuk Jeremiç  iu bashkuan edhe përfaqësues të partive politike dhe shoqërive civile

SHPËRNDAJE