sefdaaPresheve, 26 qershor -Këshilli i Bashkësisë Islame në Preshevë me kryetar prof.Sevdail ef Jakupin në një deklaratë për mediat ka njoftuar zyrtarisht  besimtarët e komunës së Preshevës, Kosoves Lindore dhe më gjerë se edhe këtë vit bën tubimin e zeqatit dhe sadekatul fitrit që japin besimtarët gjatë muajit të madh të Ramazanit, mirëpo deri sa të hiqet blindimi i objektit dhe uzurpimi i ndërtesës së KBI-së nga “muftijsko presevsko” mos të jepet zeqati dhe sadekatul fitri, njofton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”

Imamet e Naim Ternavës bashkojne Luginen e Preshevës me Kosoven , ndersa qeveria largon Luginen dhe Veriun nga Kosova ?!   

Më poshtë e keni deklaratën e kryetarit të KBI-së në Preshevë dhe Aktvendimin e kryetarit të Bashkësisë Islame të Kosovës Myftisë Naim ef. Tërrnave me të cilën shpallen të pavlefshme vulat e mëparshme të KBI në Preshevë. Me kete vendim nga BIK-u nga Prishtina mund te thuhet se imamet e Naim Ternavës bashkojne Luginen e Preshevës me Kosoven , ndersa qeveria largon Luginen dhe Veriun nga Kosova ?!   Me ket evendim te ri dalin fjlaet e muyftiut ternava qe i kishte dhene ne intervsiten e fundit për agjencine e lajmeve “Presheva jonë” se “Unë sa t’jem gjallë Presheven nuk e la n’duar te shkive! Perpesktiva e shqiptarëve të Lugines s’është Serbia as Siria, por Kosova!”

bikpppp

SHPËRNDAJE