Kryetari I LKSH-së, Orhan Rexhepi ka konfirmuar për RTV Presheva dhe AIK “Presheva Jone” se “të liruarit janë Ahmet Hasani, Nazif Hasani, Ferat Hajdari, Kamber Sahiti dhe Burim Fazliu…” Sipas z.Rexhepi ky eshte nje merite e faktorit nderkombetare dhe deshtimit te gjykatave serbe, ne mungdse te fakteve per akuza.

 

Ardite BEHLULI

 

Presheve, 29 dhjetor / AIK Presheva Jone

Sonte në ora 20.00 janë liruar nga burgu me mbrojtje në liri pesë të arrestuarit shqiptar . Kryetari I LKSH-së, Orhan Rexhepi ka konfirmuar për RTV Presheva se të liruarit janë Ahmet Hasani, Nazif Hasani, Ferat Hajdari, Kamber Sahiti dhe Burim Fazliu.  Sipas z.Rexhepi ky eshte nje merite e faktorit nderkombetare dhe  deshtimit te gjykatave serbe, ne mungdse te fakteve per akuza. Më datë 21 janarë në ora 12.00 do të shpallet aktgjykimi për të gjithë. Lajmërojmë qytetarët se të liruarit nga burgu priten sonte në mënyrë solemne para ndërtesës së kuvendit komunal nga ora 00.00 pasmesnate (nese Serbia nuk manipulon, sikur dikur me rastin e “lirimit” te Adem Demacit, qe ne fakt ishte liruar me vone)  Qytetarët e interesuar mund të jenë pjesë e kësaj pritje.
____________________________________________________________________________________

PRESHEVA FESTON VITIN E RI DY NETË MË HERËT

Pritje madhështore i bëhet të liruarve nga burgu i qendror i Beogradit,qytetarër nuk i kursyen fishekëzjarret e shumtë.me të cilat festuan fitoren e drejtësisë dhe pafajsisë së djemve tanë

 

 

Mbrëmë rrethë orës 00:30 kanë arritur 5 nga 9 të arrestuarit nga të “famshmit e grupit të Gjilanit” për të cilët nuk u gjetë as edhe një faktëp r dy vite me rradhë nga gjykat e Beogradit. Ardhjen e tyre në qytetë e pritën në mënyrë më madhështore të mundshme. Megjithëse temrutarepat ishin nën zero gradë,qerdna e qytetit ishte e stërrmbushur me qytetarë të cilët kishin dalur ti prisnin me flamuj në duar.

“Sonte për Preshevën ka qenë një fitore e jashtëzakonshme dhe jo vetëm e Preshevës por edhe e avaprësisë dhe e Ushtriisë Clirimtare të Kosovës” deklaroi para të pranishmëve kryetari i komunës së Preshevës Ragmi Mustafa.

Të liruarit nuk kishin të drejtë prononcimi para masës,megjithëatë në sytë e tyre u shihte lumturia pas rikttimih kush pran fëmijëve,kush pran prindve e kush pran shokëve.

“Ende nuk është koha të festojmë,festa e vërtetë do të jetë me 21 Janar kur do ti dërgojmë përsëri këta në Beograd dhe së bashku me 4 të tjerët do të kthehemi në Preshevë,atëher do të jetë festa e vërtetë” deklaroi Orhan Rexhepi

“Kjo është një fitore e pastër e Ushtrisë Clirimtare të Kosovës dhe e luftës së sajë të drejtë,kjo e kemi ditur se do të ndodh pasi që nuk ka ekzistuar as edhe 1 fakt për ato që janë akuzuar. Ndërkohë ,se a do të merren hapat në vazhdim për të proceduruar qështjen e malltretimit dhe dhunës së ushtruar për 2 vite rrjesht,z.Rexhepi i cili i ka përcjellur të gjitha seancat gjyqësore dhe ka bërë mbipesëdhjet vizita tek ta brenda 2 viteve,u shpreh se për të gjitha këto do të mendojmë pasi të na kthehen edhe  të tjerët.”

 

 

 

SHPËRNDAJE