Shkodran Ismaili sot ka mbrojtur temen e magjistratures pran universitetit të Prishtinës me temen “DIMENSIONI NDËRKOMBËTAR I ÇËSHTJES SË LUGINËS SË PRESHEVËS” para profesoreve:
1.prof.dr. Asllan BILALLI – kryetar,
2.prof.dr.ass. Qerim R. Qerimi -mentor, dhe
3.prof.dr. Iliriana ISLAMI – anëtar
– Në hyrje të punimit, kandidati Ismaili e trajton arsyen dhe qëllimin përse është përcaktuar për këtë temë shumë të rëndësishme për shqiptarët e Luginës së Preshevës dhe në përgjithësi të rajonit. Kjo temë është e një rëndësie të veçantë në rradhe të parë për Republikën e Serbisë, Republikën e Kosovës, dhe të Shqipërisë, por dhe me një mënyrë të tërë rajonit të ballkanit perëndimor. Përzgjedhjen e kësaj teme e argumentoj me aktualizimin teorik – shkencor, por dhe praktik – politik të “Çështjes Shqiptare dhe asaj të Luginës së Preshevës”!?
Me gjeresisht rreth asaj qe është trajtuar në mbrojtjen e temes së masterit nga ana e Ismailit do të ju njoftojmë në ditët në vazhdim.