24 dhjetor (AIK Presheva jone)

 

Nga Tribuna shkencore e SHTKK dedikuar valles popullore ne Presheve dhe rrethine

 

 

Ne kete tribune shekncoreku ishte i ftuar mysafire special nga Tirbuna Ramazan Bogdani, etnokoreolog, fjalën përshëndetëse me rastin e hapjes së Tribunës e bëri kryetari i komunës, Ragmi Mustafa i cili në fjalimin e tij deklaroi se më në fund edhe Presheva po merr këmbët për promovimin vlerave kombëtare.

Ardita BEHLULI

Shoqata për trashëgimi dhe krijimtari kulturore (SHTKK) në Preshevë ka organizuar sot tribunën shkenmcore  me temën “Çështja e valles popullore shqiptare në Preshevë dhe rrethinë.” Tribuna shkencore është organizuar në patronatin e kabinetit të kryetarit të komunës së Preshevës dhe ndihmën e sponsorëve vendorë. Fjalën përshëndetëse me rastin e hapjes së Tribunës e bëri kryetari i komunës, Ragmi Mustafa i cili në fjalimin e tij deklaroi se më në fund edhe Presheva po merr këmbët për promovimin vlerave kombëtare. Doktor, Ramazan Bogdani, etnokoreolog nga Tirana i cili edhe mban titullin Mjeshtër i madh ka paraqitur kumtesën me temën Vallja e shotës- krijim i bukur erotik. Gjatë fjalimit të tij doktor Bogdani qytetarët e Preshevës i ka quajtur popullsi fisnike, njerëz të urtë dhe dashamirës në këtë vend të bukur. Këto zona mbi të gjitha kanë traditë popullore të shkëlqyer por me keqardhje pak të njohura dhe pak të studiuara. Mjeshtëri i madh, zoti Bogdani ka folur për vallen e shotës i cili e ka quajtur si shprehje e unitetit kombëtarë në fushën e koreografisë mbarë shqiptare. Edhe kryetari i Shoqata për trashëgimi dhe krijimtari kulturore në Preshevë, Xhemaledin Salihu ka folur për vallet popullore të vjetra në Preshevë ku sipas tij Presheva me dinjitet dhe xhelozi ruajti kulturën popullore. Kjo zonë është e njohur për kultivimin e pastër të këngës dhe valles popullore. Vendi jonë njihet me vallet autoktone si Miratocka, valle me motive epike ku valltarët e duhet të mbulojnë veshët dhe lidhin kokën me shami. Vallja tjetër është Ani jomë e ligë, ani jomë tu dek, valle kjo që luhet me grupin e burrave, vallja tjetër është e Deli Agushit me motive epike, po ashtu tek ne njihet edhe vallja Pembe Pembe, ku shprehet dashuria e një të riu si dhe vallja e lehtë qytetare që njihet si Tarazejbek. Me kumtesa janë prezantuar sot edhe Dilaver Kryeziu, Besim Zekthi, Zijadin Ismaili, Sali Rrustemi dhe të tjerë të cilët folën për karakteristikat e valles së Karadakut, vallet krahinore të Preshevës, tradita e valleve shqiptare në karadake e më gjerë, vallja popullore shqiptare dhe temat që kanë të bëjnë pikërisht për Çështjen e valles popullore shqiptare në Preshevë dhe rrethinë. Kjo është tribuna e parë e këtij lloji që organizohet në Preshevë e cila sadopak do të ndihmojë intelektualët tanë të punojnë dhe kontribuojnë për ti jetësuar traditat autoktone të kombit shqiptarë në Luginë të Preshevës.

SHPËRNDAJE