Preshevë, 25 dhejtor (AIK-Presheva Jone)

Njekohesisht kjo organizate e veteraneve te luftes nga Kosova Lindore  ka ngritur zerin kunder raportit tërësishtë të njeanshem, me elemente te pabaza dhe spekulative te nje shtetasi zviceran Dick Marty.

 

Me rastin e dy vjetorit të arrestimit të nëntë qytetarëve të Preshevës, nga forcat specile policore dhe të xhandarmërisë serbe Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇPMB-së permes nje kominikate ka reaguar ashper kunder ketyre arrestimev te inskenuara dhe arbitarare dhe mbajtjen e tyre te paligjshme ne kazamatet serbe neqe bie ndesh me konventat nderkombetare. Në kete komunikate te OVL te UCPMB-se nder tjera thuhet se “OVL e UÇPMB-së ashper reagon, ndaj mënyrës së arrestimit, trajtimit dhe montimit të të gjitha proceseve kundër nëntë qytetarëve shqiptarë të Komunës së Preshevë. Dy vite pas aarestimit spektakularë është e pakuptimit dhe tërësishtë e dyshimt çdo tentativ për të dënuar njerzit e pafajshëm. Kur dihet se deri më tani, bazuar në faktet gjatë seancave gjyqësore, as edhe një dëshmi konkrete nuk ka qenë pro akuzës së prokurorisë serbe për krime lufte…”

Ne vazhdim te kesaj komuniktyarte kerkohet urgjhentisht nga të gjitha organet relevante shtetërore të Serbisë, si dhe të gjithë organet ndërkombëtare që të ushtrojnë presion mbi regjimin e Beogradit, në mënyrë që ky gjyq të jetë transparent, i drejtë dhe që mos të bie në ndikime të motivuara politike dhe që të gjithë të arrestuarve të iu kompensohet dëmshpërblimi, sepse jemi të bindur në pafajsinë e tyre.

Njekohesisht kjo organizate e veteraneve te luftes ka ngritur zerin kunder raporttit tërësishtë të te njeanshme, me elemente te pabaza dhe spekulative te nje shtetasi zviceran Dick Marty.

“OVL e UÇPMB-së, kundërshton çdo raport të cilit do qoftë personalitet apo institucion e që ka të bëjë me njollosjen e luftrave të Ushtrive Çlirimtare, qoftë të Kosovës, apo Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, apo të UÇ Kombëtare, apo të udhëheqësve të saj. Raporti i europarlamentarit zviceran Dick Marty, konsiderojmë se është i frymëzuar politikishtë dhe qëllimkeç. Ushtrit Çlirimtare kanë bërë luftë të imponuarm të drejtë dhe tërësishtë të pastër,” thuhet në reagimin e OVL të UÇPMB-së të firmosur nga kryetari i saj Nagip Bektashi.

 

SHPËRNDAJE