Konkursi Ndërkombëtar i Fotografisë artistike ”PreFoto”, mbahet për të shtatën herë në Preshevë.

Hapja e ekspozitës se fotografive do të bëhet më 25Nëntor, me fillim prej orës 19:00 në Shtëpinë e Kulturës “Abdullah Krashnica”në Preshevë dhe do të bëhet ekspozimi i 70 fotografive.

Sipas organizatorëve në këtë ekspozitë kanë aplikuar rreth 400 fotograf nga rajoni dhe bota ndërsa komisioni do të përzgjedhë tri fotografitë më të mira që do të vlerësohen nga ekspert shqiptar e të huaj.

Drejtori i kësaj ekspozite, Edon Agushi ka thënë se Presheva po mbledh artistët dhe fotografët më të mirë, me qëllimin që të gjithë ta shohin dhe promovojnë Preshevën, si vendin e kulturës dhe pikëtakimin e artistëve.

Ky konkurs për herë të parë mbështetet nga Ministria e Kulturës se Shqipërise ndërsa përkrahet edhe nga Ministria e Kulturës së Kosovës, komuna e Bujanocit, komuna e Preshevës, KëshillI Kombëtar Shqiptar dhe biznese të tjera private në rajon.

SHPËRNDAJE