Drjetpersedrejti nga Haga. Nga i derguari yne special në Gjykaten nderkombëtare për krime ne ish-Jugosllavi

Hagë, ICTY, 22 nentor -Krimineli serb i radhes, gjenerali Ratko Mlladiç dënohet me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Hagës zte shapllur sot verdiktin e saj nga ICTY, eshte ky lajmi me i fundit nga Haga qe e sjelle agjencia e lajmeve “Presheva Jonë” drjetpërsedrejti nga selia e gykates  se OKB-së nderkombëtare Haga e cila e ngrkon kriminelin serb me 11 akuza mbi krimnelin serbe + masakren e Srebrenices ku pesuar 8 mije muslimane

 

Ish-komandant suprem i Armatës së Republikës së Përgjithshme serb Ratko Mlladiq nga aktakuza e akuzuar atë për krime kundër myslimanëve dhe krime të tjera të luftës.pocesim i cverdikti kja niosur sot në orën 10, një më të madh i kryesuar nga gjyqtari Alphons Orie, i cili është në fillim tha se provat kundër Mlladiçit zgjatën katër vjet.

Pas tre vjet e gjysmë gjyqi dhe një vit tjetër në gjyq, aktgjykimi i shkallës së parë u soll nga Dhoma Gjyqësore e kryesuar nga gjyqtari Alfons Orie. Dhoma hodhi poshtë mbrojtesi dhe “pallavrta” e avokatëve të kriminelit serb Mlladiç.

Gjatë leximit të vendimit, Mlladiq kërkoi pauzë për shkak të problemeve me shtypjen e lartë të gjakut. Pas kthimit në sallë, mbrojtja e tij i kërkoi Gjykatësit Ori ta përshpejtonte leximin e vendimit ose ta shtynte seancën për një ditë tjetër.

Kur Gjykatësi Ori refuzoi kërkesën e avokatit mbrojtës, Mlladiq filloi të bërtiste, duke sharë dhe fyer Gjykatën.

Për këtë arsye, ai u largua nga salla dhe leximi i vendimit vazhdoi pa praninë e tij.

“Jam i pafajshëm. Me mua mund të bëjnë çfarëdo që të duan, por shpirtin s’mund të ma marrin”, ka deklaruar ai.

Në korrik të vitit 1995, Mlladiq e kishte udhëhequr rrethimin e Srebrenicës, kurse kishte marrë pjesë edhe në sulmet terrorizuese ndaj qytetit të Sarajevës dhe burgosjet e ushtarëve të UNPROFOR-it.
Pas 16 vjet të fshehjes në Bosnje dhe Serbi, ai u arrestua më 26 maj të vitit 2011, në Vojvodinë, kurse procesi gjyqësor ndaj tij filloi më 16 maj të vitit 2012.

300 media botërore ishin të pranishme në Hagë për ta përcjellë dhënien e vendimit.

 

“Presheva jonë” nga Haga: ICTY i jep sot verdiktin Mladicit per krime lufte. Mund te denohet me burg te përjetshëm

Hagë, 21 nentor -“Ka ardhur momenti më në fund” për të parë drejtësinë nderkombëtare për krimnelin serbe Ratko Mlladiç, thone familjaret e mijera viktimave te masakres  në Sarajevë, Srbrecnica etj qe ka takuar sot gazetari i agjencise se lajmeve “Presheva Jonë” ne oret e mbjes ne Hagë, te cilet kane ardhur per  të marrë pjesë në vendimin e drejtësisë ndërkombëtare kundër ish-liderit ushtarak të serbëve të Bosnjës. Mesohet se verdiktin e neserm ketu ne Hage ndaj kriminelit serb Mladic sot do ta ndjekin mbi 200 reportere te gazetave, TV dhe  agjencive boterore, ne mesin e tyre shume nga Bosnja, por edhe nga Serbia, kurse nga mediat shqiptare vetem nje , dihet agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”

 

Burimet e Presheva Jonë” mesojne se krimineli serb neser mund  te denohet me burg te përjetshëm. ICTY: 11 akuza mbi krimnelin serbe + masakren e Srebrenices ku pesuar 8 mije muslimane

Aktgjykimi kundër Ratko Mlladiç në Gjykatën Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë (ICTY) duhet të shqiptohet neser.  Agjencia e lajmeve “Presheva jonë” drjepersedrejti nga Haga ka mesuar se krimineli serb te perballet dhe  “shpërblehet” për 11 akuzat, përfshirë edhe për rolin e tij në rrethimin e Sarajevës dhe masakrën e Srebrenicës gjatë luftës së Bosnjës (1992-1995, mbi 100.000 vdekurish).

 

Drejtësia ndërkombëtare ka quajtur një akt të gjenocidit në masakrën e Srebrenicës të më shumë se 8,000 burrave dhe adoleshentëve (muslimanëve) boshnjakë që përpiqeshin të iknin enklavën muslimane në korrik të vitit 1995.

 

Gjykata e Kombeve të Bashkuara për krime lufte në hapësirat e ish Jugosllavisë, do të shpallë vendimin kundër ish-komandantit të serbëve të Bosnjës, Ratko Mladiç, që ngarkohet me 11 akuza për gjenocid, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit gjatë luftës së viteve 1992-1995 në Bosnjë. Ratko Mladiç, ishte akuzuar në vitin 1995 së bashku me udhëheqësin politike të serbëve të Bosnjës, Radovan Karaxhiç, por që të dy i ishin shmangur drejtësisë për më shumë se një dekadë.

 

Prokurorët e akuzojnë Ratko Mladiçin për vrasjen e mbi 8 mijë burrave në korrik të vitit 1995 në Srebrenicë, një zonë që ishte shpallur e mbrojtur nga Kombet e Bashkuara. Ai mbahet përgjegjës për rrethimin dhe bombardimin e Sarajevës ku u vranë 10 mijë civile.

Masakra e Srebrenicës dhe rrethimi shumëvjeçar i Sarajevës, ishin zhvillimet që kthyen botën kundër serbëve dhe nxitën sulme ajrore të NATO-s, që çuan në përfundimin e luftës me marrëveshjen e arritur ne Dayton të Ohios në Shtetet e Bashkuara, në nëntor të vitit 1995. Ratko Mladiç, kishte qëndruar në Beograd në vitet e para pas ngritjes së akuzave ndaj tij, ndërsa ishte fshehur pas rënies së presidentit serb Sllobodan Millosheviç në vjeshtën e vitit 2000.

Mbrojtja e tij paralajmëroi mundësinë që ai të mos shfaqet të mërkurën në gjykatë për të ndjekur aktgjykimin ndaj tij

Në mars te vitit 2016-të, kjo gjykatë shpalli fajtor shefin politik të Ratko Mkadiçit, Radovan Karaxhiç, i cili u dënua me 40 vjet heqje lirie nën akuzat për gjenocid dhe krime kundër njerëzimit. Ish-presidenti serb Sllobodan Millosheviç, u akuzua në vitin 1999 në kohën e luftës së Kosovës dhe u dërgua në Hagë në vitin 2001. Në vitin 2006 vdiq derisa po gjykohej për krime lufte e gjenocid në hapësirat e ish Jugosllavisë. Gjykata për krime lufte në ish Jugosllavi u themelua në vitin 1993 dhe procesi kundër Ratko Mladiçit është i fundit para mbylljes së saj. Ajo ishte gjykata e parë për krime lufte pas gjykatës ushtarake të Nurembergut në fund të Luftës së Dytë Botërore dhe u ngrit në mes të luftës së Bosnjës.

SHPËRNDAJE