musssNga: Mustafë Jashari

 

A është mburrje të jesh shqiptar i Kosovës sot? Sa është larte autoriteti i Kosovës në boten e jashtme? Para luftës dhe gjate luftës ishte mburrje e madhe po ti thoshe dikujt në shtetet e perëndimit se jam shqiptar nga Kosova, e sot të vije turp t`i thuash dikujt qe jam kosovar.

Çka ndodhi me ketë ndryshim drastik për qytetaret e Kosovës, kush i humbi ato vlera që patëm para dhe një periudhe të vogël pas luftës. Sot qytetari i Kosovës nuk shihet si një person demokratik, intelektual, përkundrazi, ai (qytetari) shihet si i dhunuar nga një diktaturë barbare… Sot në sytë e botes jemi si popull i korruptuar, mafioz, hajdut, dhunues , trafikant të drogës e prostitucionit, etj.

Ku mbeten ato vlera qe patëm si shembull për gjithë boten, vlera të cilat i arritëm me dekada të tëra, bota ishte e mahnitur me kosovaret, ishte e mahnitur me mënyrën se si luftuam kundër një diktature, ishte e mahnitur me solidaritetin që kishim me njeri – tjetrin. Për fat të keq këto vlera humbën shumë shpejt pas luftës, ndoshta këto vlera kishin të bënin më afër me personat të cilët ishin ende gjallë!

Me vdekjen e protagonistëve kryesore te historisë së re të Kosovës sikur vdekja e Adem Jasharit, Zahir Pajazitit, Fehmi Aganit e shumë të tjerë me vdekjen e tyre humbën edhe vlerat e popullit Kosovar. Tani shtrohet pyetja : kujt nuk i konvenuan këto vlera? Kujt nuk i konvenoj jeta e personave kyç që kishin Kosovën në zemër e jo korrupsioni e pasurimin e nepotizmin. Përgjigjja është shumë e thjeshte, po të ishin këta protagonist gjallë sot nuk do të ishte kjo qeveri, dhe nuk do te ishte kjo Evropë qe po luan me ardhmërinë e popullin tonë.
Qëllimi i ardhshëm i disa oponentëve kyç në politikën kosovare së bashku me komunitetin ndërkombëtar është që të humben dhe të injorohen vlerat e UCK-sè , vlera të e asaj ushtrie dhe personat e pastër që luftuan me dinjitet dhe atdhedashuri për çlirimin e Kosovës nga barbaret serb. Është turp për të gjithë shqiptaret e Kosovës, e posaçërisht për UCK-në të dëgjohen emrat e kinse ish- komandantëve të UCK-së që sot janë të ndjekur për korrupsion, vrasje, etj. Mirëpo vlerat e vërteta të UCK-së dhe vet kosovaret nuk duhet të mposhten nga këto gjera, vlerat e ushtrisë së pastër të UCK-së nuk mund t`i mposht askush, ato janë vlera qe do të jetojnë me shekuj sepse për kosovaret çdo herë që përmendet UCK-ja kemi në mendje luftën dhe heroizmin e vërtet të Adem Jasharit, Zahirit Pajazitit, Fehmi e Gjevë Lladrovcit, Ilir Konushevcit etj. e nuk e paragonojm UCK-në me emrat e ish-komandantëve që e përdoren luftën dhe periudhën e pas luftës për pasurimin e tyre personal, grupor e klanor, e jo për vlera të mirëfillta të patriotike e kombëtare.

Periudha e tanishme e politikes kosovare dhe rrjedhat e saja të tanishme nuk janë tjetër pos një propagande e një grupi qe sot e udhëheq Kosovën se bashku, dhe e ndihmuar nga Evropa dhe ShBA-të. Po tija bësh pyetjen qytetarëve të Kosovës se sa prej tyre e din mënyrën se si është ardhur deri te zgjedhja e Thaçit për president të Kosovës dhe arritja e tij me korrupsion e gjera të tjera të ndyta deri me tani, askush nuk do ta ketë një përgjigjeje, e në qoftë se pyesim për Azem Sylen çdo qytetar i Kosovës do njeh këtë personazh dhe të kaluarën e të tashmen e tij. Si është e mundur që kosovaret t`i njohin më mirë rrjedhat edhe jetën e Azem Syles, e jo rrjedhat dhe jetën e Hashim Thaçit? Prej kur ndryshoi pyetja e qytetareve qe kërkonin rrënimin e qeveris dhe largimin e Thaçit nga skena politike, me atë se kush është Azem Syla? Populli kishte bërë pyetjen e parë dhe kërkesat e tyre, mirëpo dikush tjetër e kishte bërë pyetjen e dyte dhe pati me shumë sukses se sa qytetarët, arsyeja pse patën më shumë sukses është sepse askush nuk e din realitetin e jetës politike në Kosovë përpos vet protagonistët e kësaj politike.

Rasti i Azem Syles nuk është kundër tij, nuk është bërë kundër korrupsionit, është bërë kundër popullit të Kosovës, kjo është thjeshte një skenar i përgatitur mirë nga një grup i të fuqishmëve që kane mundësi dhe aftësi ta manipuloi popullin me gjera të kota e jo me problemin prioritar që është vet qeveria dhe Hashim Thaçi. Ku ishte EULEX-i disa ditë para ikjes së Azem Syles në Shqipëri? Pse nuk u arrestua para se te ikte? Thjeshte sepse po të ndodhke kjo nuk do të kishte marrëveshje të fshehta mes Thaçit dhe Bashkësisë Ndërkombëtare. Dorëzimi i Azem Syles është thjeshtë një marrëveshje mes këtyre dy palëve që për fat të keq nuk është marrëveshje për të mirën e Kosovës por për te mirën e disa individëve. Thjeshtë Azem Syla është vetëm një ‘kurban’ për shpëtimin e Hashim Thaçit. Është shume për t`u çuditur se si në një moment krize të qeveris se Kosovës Bashkësia Ndërkombëtare i doli sërish në ndihme kësaj qeverie dhe Hashim Thaçit, ju hodhi hi syve qytetarëve të Kosovës duke paraqitur këtë Qeveri si të suksesshme kështu bëri për një kohe te shkurtër që KE të jap dritë jeshile liberalizimit e vizave, futjen në UEFA dhe FIFA, kinse luftimin kundër korrupsionit ( rasti Azen Syla), të gjitha këto gjera u bënë vetëm e vetëm për ta përkrahur këtë qeveri të sëmurë e cila është ende e dobishme për Bashkësinë Ndërkombëtare e jo për Kosovën.

Kosovarët nuk duhet dhe nuk mund t`i manipuloi askush, por duhet ta ngritin zërin kundër problemeve kyçe që ka Kosova, e kjo dihet se problemi kyç është qeveria dhe Hashimi. E dimi se kjo është rruge e gjate dhe e vështir, por nuk duhet të ndalemi deri në realizimin e kërkesave që i bënë populli i Kosovës, e dimë se Qeveria dhe Thaçi janë aktorët kryesor të këtij skenarit filmik që bënë sot ShBA-ja dhe Evropa, skenar të cilin e kishin përdorur në shumë vende të botës mirëpo me aktor të tjerë sikurse: Bin Laden, Sadam Hysein, Gadafi, Millosheviç, etj. Këto skenare nuk janë për të mirën e popullit te atij vendit por janë thjesht skenar për realizimin e qëllimeve politike dhe ekonomike të kësaj regjie, e kur arrijnë t`i realizojnë këto qëllime, ata vet i largojnë dhe i zhdukin nga skena këta aktor në mënyra misterioze pa arritur fare që opinioni ta dijë të vërteten, sepse po të dilte e vërteta mbar bota do te mahnitet për këto skenare holivudijane. Ndoshta Kosova duhet ta pres përfundimin e filmit “Thaçi”, mirëpo fatkeqësisht ky përfundim do të vjen vetëm pas realizimit të qëllimeve të veta ekonomike regjia e ashtuquajtur SHBA-EU.

Në fund vlen ta citojmë një fragment të ish kryetarit te SHBA-se Benxhamin Franklin i cili një dite ishte ndalur nga një grua e thjeshte e cila e kishte pyetur: Zoti kryetar çfarë qeverie na keni len për te ardhmen? Franklin i përgjigjet: “Do tua lëmë një republikë, në qofte se dini ta mbani atë republikë, përgjegjësia e një shteti nuk është në duart e disa njerëzve të privilegjuar, por është në duart e popullit”.

Tani jemi më të fortë dhe jemi një popull i lire nga tirania dhe do të jemi të lirë gjithmonë për deri sa çdo njëri nga ne ka të drejtën dhe liri si qytetar i këtij shteti, pa marre parasysh se për çfarë është fjala, për një e pa drejte qe i bëhet Kosovës, për korrupsion, për punën e ndyrë të politikanëve, etj. populli i Kosovës nuk duhet të ketë frik, duhet ta ngrit zërin gjithmonë kundër këtyre gjërave të padrejta, le të ndihet pakënaqësia e këtij populli, kërkoni përgjigje, kërkoni të vërteten, askush nuk do të na falë demokracinë, demokracia e vërtet jemi ne populli i Kosovës, ne do të jemi përgjegjës për demokraci dhe shtet qe do tua lëmë fëmijëve dhe pasardhësve tanë.

SHPËRNDAJE