largea_qeveria1460713652(E plotësuar) – Nënshkrimi i Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (MSA), u cilësua si arritja më e madhe për vitin 2015. Ndërsa, çështja e demarkacionit me Malin e Zi dhe krijimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, u cilësuan sfidë dhe ndër vendimet më të vështira të Qeverisë.

Këto vlerësime u bënë në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës, në të cilën kryeministri i vendit, Isa Mustafa, prezantoi raportin e punës së Qeverisë për vitin 2015, raport ky i cili u miratua dhe u procedua në Kuvend.

Mustafa tha se gjatë vitit 2015, Qeveria ka punuar në realizimin e pesë prioriteteve të cilat kanë qenë shtylla themelore të programit të punës, si zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik, punësimi, mirëqenia, sundimi i ligjit dhe shteti i së drejtës, agjenda evropiane, politikat e jashtme, arsimi shkenca dhe shëndetësia.

Kryeministri Mustafa, i cili foli dhe për reformat dhe arritjet në arsim shëndetësi, drejtësi dhe në shumë fusha tjera, tha se e arritur kryesore gjatë këtij viti, mbetet nënshkrimi i MSA-së. Ai shtoi se prioritet mbetet luftimi i korrupsionit.

Mustafa: MSA e arritura më e madhe

“Unë konsideroj se e arritur e madhe e vitit 2015 është finalizimi dhe nënshkrimi i Marrëveshjes për Stabilizim Asociim, e cila marrëveshje pritet të përafroj dhe integroj ekonominë e vendit tonë me hapësirën ekonomike evropiane dhe shteteve anëtare të BE-së. Me nënshkrimin e kësaj marrëveshje prodhuesit vendor pritet që të kenë qasje në tregun e BE-së, për rrjedhojë të ketë dhe një nxitje të zhvillimit ekonomik, të punësimit dhe përmirësimit të cilësisë së produkteve dhe shërbimeve, të cilat ofrohen nga bizneset tona dhe konsumohen në tregjet tona”, tha ai.

Ndërsa, si sfidë ai përmendi marrëveshjen për Asociacionin dhe Demarkacionin, si dhe kundërshtimin e opozitës, e cila tha se pengoi punën e Kuvendit dhe Qeverisë.

Mustafa: U ballafaquam dhe me sfida

“Në vitin 2015, Qeveria është ballafaquar dhe me vendime mjaftë të vësht irë dhe sfiduese, siç ishte propozimi i ndryshimeve kushtetuese dhe i ligjit për dhomat e veçanta të Gjykatës Speciale, dialogun për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, e ndërmjetësuar nga BE. Sidomos marrëveshja për parimet për themelimin e asociacionit të komunave me shumicë serbe dhe marrëveshja për shendimin vijës kufitare me Serbinë, të cilat u kundërshtuan nga opozita, duke penguar punën normale të Kuvendit dhe duke demonstruar dhunë, përfshirë dhe dhunën e adresuar ndaj anëtarëve të Qeverisë. Mirëpo, është detyrë e jona që ne të zbatojmë programin e qeverisë, të zbatojmë Kushtetutën dhe ligjin”, tha Mustafa.

Mustafa foli edhe për reforma ekonomike dhe fiskale, duke pohuar se Kosova gjatë vitit 2015, ka pasur një rritje ekonomike prej 3.6 për qind, e që është rritja më e lartë në regjion. Ndërsa tha se është shënuar edhe rritje e investimeve të huaja direkte, si dhe është dyfi shuar numri i bizneseve të regjistruara me pronarë të huaj. E vlera e investimeve të huaja direkte, sipas tij, ka kaluar 324 milionë euro, që është mbi mesataren e tre viteve të fundit.

Mustafa tha se ndër objektivat kryesore të Qeverisë, ka qenë dhe rritja e numrit të punësuarve dhe se gjatë vitit 2015, janë punësuar rreth 5 mijë e 500 persona. Si ndryshime pozitive, ai përmendi edhe fushën e ndihmave sociale, avancimin strategjik në sektorin e drejtësisë, si dhe ndryshimet kushtetuese dhe ligjore, me të cilat është siguruar pavarësia e plotë të shtyllës së drejtësisë, si dhe integrimin e plotë të komunave veriore në sistemin e drejtësisë.

Ai më tej pohoi se gjatë 2015 janë miratuar 80 projektligje, të cilët janë proceduar në Kuvend, dhe se është shënuar progres në arritjen e prioriteteve, lidhur me qeverisjen e mirë dhe sundimit të ligjit.

Kryeministri Isa Mustafa ka caktuar ministrat Kujtim Shalën, Hajredin Kuçin, Mahir Yagcilar dhe Petrit Selimin që në mbledhjen e ardhshme të Qeverisë, t’i propozojnë kabinetit qeveritar për kohën dhe vendin e mbajtjes së mbledhjes së përbashkët të Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë. Mustafa tha se me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama janë dakorduar që takimi të mbahet në fund të majit apo në javën e parë të qershorit.

Mustafa: Të bëhemi gati për mbledhjen e qeverisë së dy vendeve

“Unë kisha propozu që ta autorizojmë zv. kryeministrin Shala, ministrin Drejtësisë Kuçi, ministrin Yagcilar dhe zëvendësministrin Selimi, që ata të vijnë me një propozim në mbledhjen e ardhme të Qeverisë, lidhur me kohen dhe vendin dhe çështjet që ne konsiderojmë prioritet dhe pastaj punojmë në përgatitje. Koha për të cilën jemi marrë vesh me kryeministrin Rama është fundi i majit, ose java e parë e qershorit. Do të ishte m irë që t’i bëjmë përgatitjet që të jetë me herët, do të thotë të jetë në javën e fundit të muajit maj. Mirëpo megjithatë është mirë që t’i vlerësojmë dhe përgatitjet të cilat i kemi nëpër ministri në mënyrë që takimi të jetë përmbajtjesor dhe t’i kontribuojë thellimit të bashkëpunimit të dy vendeve”, tha Mustafa.

***

Sa herë që përmendët korrupsioni, kryeministri i Kosovës Isa Mustafa thotë se për qeverinë mbetet prioritet për ta luftuar atë.

Luftimin e korrupsionit e përmendi edhe sot gjatë prezantimit të raportit të vitit 2015 para kabinetit qeveritar. Përveç kësaj prioritet për qeverinë sipas Mustafës ka qenë zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik, sundimi i ligjit, punësimi dhe shteti i së drejtës.

“Është arritur përmirësim i qeverisjes ekonomike dhe reformat fiskale. Ndërsa rritja ekonomike gjatë vitit 2015 ka qenë 3.6 %, e që është më e larta në rajon. Gjithashtu është shënuar dhe rritje e investimeve të huaja. Ndërsa prioritet i Qeverisë ka qenë dhe mbetet zhvillimi i bujqësisë “, tha ai.

Mustafa po ashtu foli dhe per të arriturat në fushën e arsimit dhe shëndetësisë.

Në kuadër të prioriteteve Mustafa foli edhe për vështirësitë dhe të arriturat e qeverisë që udhëhiqet nga vet ai.

Nënshkrimi i Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit (MSA) u cilësua si arritja më e madhe për vitin 2015, ndë rsa çështja e demarkacionit me Malin e Zi dhe krijimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe kanë qenë vendime të vështira dhe sfida.

“Qeveria është ballafaquar me vendime të vështira dhe sfida si dialogu dhe marrëveshja per demarkacionin dhe asociacionin, të cilat u kundërshtuan nga opozita, duke ushtruar dhunë dhe ndaj anëtarëve te Qeverisë. Por detyrë e jona është që ta zbatojmë kushtetutën e vendit”, tha ai.

Pas gjithë këtij prezantimi kabineti qeveritar arriti të miratoi raportin e pas kësaj raporti do t’i procedohet Kuvendit të Kosovës.

SHPËRNDAJE