Ishte menduar se gjyqtari anglez, Howard Webb do të jetë gjyqtar kryesor të ndeshjes finale të evropianit të sivjetmë, por UEFA sërish ka favorizuar portugezin, Pedro Proença. Gjatë “Euro 2012”, ai ka gjykuar tre ndeshje, përfshirë finalistët: ndeshjen e Spanjës ndaj Irlandës (4:0) dhe atë të Italisë ndaj Anglisë (0:0) si dhe përballjen e Francës dhe Suedisë. Proneca, tani 41-vjeçar debutoi në skenën ndërkombëtare në vitin 2003 dhe ka drejtuar më shumë se 65 ndeshje ndërkombëtare në karrierë. Proença ishte gjyqtari i ndeshjes finale të Ligës së Kampioneve të këtij viti mes Bayern Munchen dhe Chelsea, që është një përvojë më shumë për ndeshjen e nesërme që zhvillohet në stadiumin Olimpik të Kievit.BS.

SHPËRNDAJE