chhhBernë, 13 qershor Ndesha Shqipëri-Zvicër kishte gozhduar para televizorit shumë sportdashës për shkak të emocioneve të lojtarëve dhe lidhjeve të shumta mes dy kombëtareve, kjo nuk përbën më lajm, por që pas ndeshjes policia zvicerane të patrullonte me flamurin shqiptar kjo nuk i shkonte ndërmend ndokujt, transmeton “Presheva jonë” nga Zvicra

Siç shikohet në video e 20min.ch, një furgon policor ka flamurin shqiptar në dritare. “Një grup tifozësh shqiptarë na uruan për fitoren e Zvicrës dhe na e dhuruan si mirënjohje flamurin e tyre,” tha zëdhënësi i policisë Marco Cortesi. Ky i fundit ka shtuar se tifozat shqiptarë ishin të sjellshëm dhe me rëndësi që gjatë ndeshjes nuk u alarmua ndonjë incident.

 

SHPËRNDAJE