polcijjaaBUJANOC, 6 qershor  -Ndjekjet e policisë serbe në Luginën e Preshevës ndja te rinjve shqiptare po vazhdojnë. Viktimë e radhës eshte Fatlum Musliu (31) nga Bujanoci, djali i liderit të LPD-së Jonuz Musliut, kryetarit të  Kuvendit komunal të qytetit, kane shkruar mediat serbe. Policia serbe ka  arrestuar,  por sipas mediave serbe “ai ka arritur të arratiset nga duart e policisë, vetëm pesë apo gjashtë minuta pas arrestimit, para syve të dhjetra policëve i cili gjendej i rrethuar”, transmeton agjencia e lajmeve “Presheva jonë”

Patrulla policore ka ndaluar atë rreth orës 9:20 në Rrugë n”Branka Radicevica” në qendër të qytetit, në makinë “Audi A4″. Fatlum Musliu eshte student i Fakultetit Ekonomik në Tetovë, i cili edhe më parë ishte penguar nga  policia në kufirin e Luginës me Maqedoni. Por, pas reagimeve te liderve dhe përfaqesuesve shipatre nga Lugina dhe nderkombëtar ai ishte liruar.

 

 

 

 

 

SHPËRNDAJE