Disa gra shqiptare sot jane privuar nga festa e tyre dhe nuk ka kush tju uroj e tju dhuroj lule, per gezuar per 8 mars, meqe policia kosovare mu ne kete dite derkombetare ka arrestuar burrat e tyre, ka shkruar agjencia e lajmeve Presheva Jone. Jo vetem grate e tyre, por edhe motrave dhe nenave te tyre ne end qe te gezhen, atyre mu sot ne kete dite ju ka bere te zeze, per bijt e tyre ne burg?!
Policia e Kosovës ka arrestuar sot edhe disa aktivstë të Lëvizjes “Vetëvendosje”.
Kjo e fundit, nëpërmjet një njoftimi për media, ka treguar emrat e të arrestuarve.
“Vazhdon gjuetia e Policisë ndaj aktivistëve të VETËVENDOSJE!-s
Policia e Kosovës vazhdon gjuetinë ndaj aktivistëve të Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Aktivistët Zgjim Hyseni, Egzon Azemi, Arbër Morina dhe Lekë Isufi janë arrestuar gjatë periudhës që po merreshin me aktivitetet e planifikuara për datën 8 Mars, Ditën Ndërkombëtare të Gruas.
Arsyet pse policia i ka arrestuar aktivistët, si zakonisht nuk janë bërë të ditura. Atyre nuk i është treguar asnjë fletarrest, dhe sipas traditës së shtetit policor, thjesht janë kidnapuar në një aksion të papritur ku janë angazhuar policë të uniformuar dhe policë civilë.
Organizimi i këtij arrestimi në mes të një rruge kryesore të Prishtinës, në një orar tepër të frekuentuar prej këmbësorëve, tregon se sulmet policore të urdhëruara nga pushteti kriminal, kanë si synim edhe terrorizimin e qytetarëve.
Kërkojmë lirimin e menjëhershëm të aktivistëve, dhe dënimin e urdhërdhënësve e zbatuesve të këtyre veprimeve të përndjekjes politike.
8 mars 2016
Lëvizja VETËVENDOSJE!