OKBNUNONew York, 9 mars  -Ishte  agjencia e lajmeve “Presheva jonë” ishte mediumi i pare shqiptar e cila duke ju referuar nje raporti confendencial te OKB-së, raportoi për 20.000 femre të dhunuar gajte luftës së fundit në Kosovë. Por, deri tash qeveria e Kosoves nuk ka bere asnje hap per ndriqimin e ketyre rasteve barbare veq premtimeve e fjalëve sidomos kur Kosova gjendej ne kriza insitucionale apo ne prag te zgjedhjeve. Pra Kosova ne diten e 8 Marsit-Dite Ndekrombëtare te gruas, ne vend të ngushllimit familjet  e ketyre viktimave te dhunimeve seksuale,  nuk pati asnje protestë ne kerkim te drejtesisë. Në fakt pat nje proteste ne Prishtinë, por për me shumë “liri sexuale” !?

 

Ban Ki moon, OKB i përgjigjet ministres Edita Tahiri për akuzat

 

Lidhur me dhunimet e mijëra femrave kosovare duket se minsitarja Tahiri ju ka drejtuar edhe shefit te OKB-së Ban Ki moon. Por, sipas portaleve kosovare, letra ne fjale nuk paska arritur ne destiancionin e duhur dhe se “Ban Ki moon e as OKB nuk eshte përgjigjur..”. Madje Tahiri lidhur me këte, ka akuzuar  direkt Ban Ki-moonin, siq thuhet  “për injorimin e peticionit – drejtësi për gratë e dhunuara”

 

Lidhur me letren ne fjalë te minstres kosovare Tahiri , kabineti i sekretarit te përgjithshem te Kombeve te Bashkuara Ban Ki moon permes agjencise së lajmeve “Presheva jonë” ju eshte përgjigjur Prishtinës zyrtare.

 

“S’kemi pranur asnje letër nga Prishtina. Nuk mund të pergjigjemi një letre qe nuk ekziston. Ate dite kur na vjen letra ne fjalë ju njofotjme dhe japim shpjegimin tonë..” ka deklaruar sot për agjencine e lajmeve “Presheva jonë” z. Mathias Gillmann, zyrtari i OKB-së nga kabineti i sekretarit te pergjithshem te Ban ki Moon.

 

Nuk eshte hera e pare qe kreu i qeverise se Kosovës “shkruan” letra, i “hedhin ne gjyq” apo akuzojne personalitet boterore nga Prishtina siq ishte rasti padise kunder Dick Martyt, kunder presidentit  cek Kzman,  kunder Carla del Pontes apo padia kundër Dacicit e Serbisë për dhunime seksuale apo krime ne Kosovë, cka deri tash asnje nga keto premtime nuk jane venë në praktikë ?!

SHPËRNDAJE