unnamed

Shkolla Shqipe e Mësimit Plotësues në Lozanë, për nder të festave kombëtare 17 Shkurti – Dita e Pavarësisë së Kosovës dhe 7 Marsi – Dita e Mësuesit organizon një manifestim të përbashkët shkollor me shkollat shqipe të komunave Rolle, Morges dhe Nyon.

 

Në programin e përgatitur nga nxënësit dhe mësimdhënësit e Shkollës Shqipe do të keni rastin të përcillni këngë,

valle popullore dhe ritmike, një pjesë të shkurtë teatrale si dhe recitime të ndryshme që i kushtohen festave tona kombëtare.

 

Në kuadër të këtij manifestimi do të shfaqet edhe filmi i shkurtë “Emi-, Imi-, Remi….” i realizuar sipas librit me titullin e njëjtë

të autorit Mahir Mustafa, ish koordinator i përgjithshëm LAPSH “Naim Frashëti” në Zvicër. Në këtë film aktrojnë nxënësit dhe

ish nxënësit e Shkollës Shqipe nga Lozana.

 

Duke shpresuar se ftesa jonë do të tërheq vëmendjen tuaj, të nderuar bashkatdhetarë, ju ftojmë që të jeni pjesëmarrës në

këtë manifestim shkollor së bashku me fëmijët dhe miqtë tuaj.

 

Manifestimi do të mbahet:

 

dielën13 Mars 2016 në orën 14:00

“Salle de Grand Vennes

Chemin des Abeilles 17, 1010 Lausanne

 

Pjesëmarrja juaj në manifestim do të nderon festat tona kombëtare dhe do të jetë një përkrahje për nxënësit e shkollës shqipe.

Mirupafshim.

 

Në emër të këshillit organizativ:

Isni Idrizi, kryetar

Tel: 079 477 1922; 021 550 4215

 

SHPËRNDAJE