fedpollBerne, 30 tetor –Numri i njerëzve të ndaluar për te shkelur territorin  zvicerane  u rrit ndjeshëm në vitin 2016. Fundi i shtatorit të këtij viti, Zyra Federale e Policisë (fedpol) ka lëshuar 97, kundrejt 28 për tërë vitin 2015. Këto masa kanë të bëjnë kryesisht me xhihadin, njofton agjencia e lajmeve “Presheva Jonë” nga Zvicra duke ju referuar burimeve te fedpol-it

Kjo rritje eshte kryesisht per luftëtaret dhe konfliktet civile në Lindjen e Mesme. Ndalimet jne veçanërisht per udhëtarët e dyshuar që ka motive të lidhura me xhihadin, tha per ATS zëdhënësja e Policise Federale  (FEDPOL)  Lulzana Musliu.

Këta janë njerëz të cilët janë bashkuar një organizatë terroriste, si Shteti Islamik dhe synojnë të kthehen në Evropë. Por kjo nuk do të thotë se ata janë kthyer, shton Lulzana Musliun. Fedpol punon ngushtë me Shërbimin Federal Informativ.

Ndryshe, shefja e  Policise Federele në Zvicër Nicoletta della Valle në një bisedë per  agjencine e lajmeve “Presheva Jonë” ka deklaruar se  “në vitin 2015, fedpol ka lëshuar 28 ndalesa kundër xhihadistëve turistë. Zvicra aktualisht ka 74 xhihadiste dhe 400 tjere i vezhgon brenda territorit te saj.”

Shefja e Policise Federale Nicoletta della Valle ne vazhdim, duke mos hyre ne detaje tha se “në mesin e ketyre xhihadisteve kemi nga te gjtha nacionalitet, ka njerez edhe nga ballkani…”

 

Këto ndalime hyrjes shqiptohen ndaj personave të cilët paraqesin kërcënim për sigurinë e brendshme ose të jashtme të Zvicrës. Sipas ligjit federal mbi të huajt, ata mund të jenë disa ditë, vite apo edhe të pakufizuar.

Kërcënimi i brendshëm dhe të jashtëm të sigurisë është quajtur në rastet e terrorizmit, ekstremizmit të dhunshëm ose shembull të krimit të organizuar.

SHPËRNDAJE