Ballina Lajme Policia arreston togerin me dy police, shoke te Azem Syles per biznes...

Policia arreston togerin me dy police, shoke te Azem Syles per biznes me pronat

0

prehsshddInspektorati Policor i Kosovës ka arrestuar në Viti, një toger policor dhe një noter me dyshimin se kanë kryer veprën penale keqpërdorim i pozitës, uzurpim i paligjshëm i pronës së paluajtshme dhe falsifikimi i dokumenteve. Kurse, në Prishtinë janë arrestuar dy zyrtarë policorë, të cilët dyshohet se kanë kryer veprën penale keqpërdorim i detyrës zyrtare, marrje e ryshfetit dhe fshehje të provave. K yarrestim vjen pas burgosje “patriotit” miliard qe njihet sot si bos i pronave dhe ozurpimeve te prnave ne Kosove daja Azem Syla jaran i Hashim Thacit dhe te arresturve te fundit, flitet ne qarshine e Prishtnës   

Sipas një komunikate të Inspektoriatit, efektivat e Inspektoratit Policor të Kosovës kanë arrestuar dy të dyshuar nga Vitia, një toger policor – Stacioni Policor i Vitisë dhe një Noter, me dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar, uzurpim i paligjshëm i pronës së paluajtshme dhe falsifikimi i dokumenteve të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës.

“Arrestimit i kanë paraprirë veprimet hetimore disa mujore dhe informacioni i pranuar nga burimet e informacionit në terren lidhur me përfshirjen e togerit policor si të dyshuar në këtë rast, si dhe provave materiale që janë siguruar nga ushtrimi i kontrollit të banesës, apo objekteve tjera bazuar në një Urdhëresë të Gjykatës Themelore në Gjilan .Pas ndërmarrjes së disa veprimeve hetimore paraprake dhe me vendim të prokurorit të shtetit të dyshuarit janë arrestuar dhe dërguar në Qendrën e Ndalimit në Gjilan ku u është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë deri në vazhdimin e procedurave të tjera gjyqësore”, thuhet në komunikatë.

Operacioni tjetër është realizuar në Prishtinë, ku IPK-ja ka pranuar një informatë se dy zyrtarë policorë dyshohet se kanë kryer veprën penale keqpërdorim i detyrës zyrtare, marrje e ryshfetit dhe fshehje të provave”.

“IPK bazuar në informatën e pranuar i është përgjigjur menjëherë rastit duke ndërmarrë disa veprimeve hetimore paraprake që kanë përfshirë intervistimin e dëshmitarëve dhe të dyshuarve, konfiskimin e një veture etj. Për të gjitha veprimet është njoftuar prokurori kujdestar me vendim të të cilit  dy të dyshuarve (zyrtarë policorë) u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë”, thuhet në komunikatë.

Të dyshuarit janë paraqitur para Gjyqtarit të Procedurës Paraprake, i cili në fund të seancës dy të dyshuarve, iu ka caktuar nga 30 ditë paraburgim si një prej masave për sigurimin e prezencës së të pandehurit në procedurë penale.

SHPËRNDAJE