Kryeministri Edi Rama publikoi mbrëmjen e djeshme udhëzimet e reja për lëvizjen e qytetarëve me makina e tyre private. Pikërisht në këtë status të kryeministrit Rama në rrjetet sociale nuk munguan as komentet pikante.

 Një qyetatar, i cili i thotë Ramës se ku mund të aplikohet për leje për në plazhet e Dhërmiut apo të Jalës, ndërsa i kujton se shumë personazhe publikë në këtë ditë izolimi shkojnë sa në një plazh në tjetrin.

Po keta “personazhe” qe shkojn sa ne Dhermi e sa ne Jale?! Ku kane aplikuar?! Se spo e gjej gjekundi ne e-albania”, shkruan qytetari në koment.
Nuk ka vonuar edhe përgjigja e kryeministrit Rama i cili shkruan. “…nuk e di per cilat personazhe e ke llafin, po nese flet per Blendi Fevziun ai si gazetar e ka kete dreq fati ne kete situate”, i shkruan Rama qytetarit.

SHPËRNDAJE