Ish-kryeministri Sali Berisha ka ironizuar urdhrin e kryeministrit Edi Rama për lejimin për liridalje vetëm të nënave me fëmije.
Në një postim në Facebook, duke e krahasur urdhrin e Ramës me fermanët e sulltanëve, Berisha shprehet se do të lejohen vetëm nënat brune me fëmije.

Postimi i plotë i Sali Berishës në Facebook:
“Urdhër dite i Sulltan Salep Surrelit! Nesër më datën 19 Prill në të gjithë territorin e Republikës së Surrelit do lejohen të dalin për ajrosje:
1- vetëm nënat brune me fëmijë!
2- ato nuk lejohet të kenë syze dielli.
3- Për nënat bionde Komiteti Kombëtar i Mashtrimit do të caktojë një datë të dytë me rregulla strikte. E sigurtë pa syze optike.
4- Nenat bionde që do të përdorin bojën e flokëve për tu gdhire nesër brune do të gjobiten me 500 euro dhe informatori do shpërblehet me 200 euro. Në rast se ndonjëra shkel urdhrin do të ndryhet ne qeli.
5-Për burrat do mendojmë pasi te përfundojmë me liridaljet e grave!
Firmosi:
Sulltan Salep Surreli DV!
ps: meqe behet fjale per nenat, vetem ne kete rast do kete edhe kunderfirme
Hanem Surreli DV!”.

SHPËRNDAJE