Koreja e Veriut ka zbuluar raketat balistike gjatë një shfaqje të ushtrisë derisa Kim Jong-Un paralajmëroi një ‘sulm asgjësues’ nëse sulmohet nga SHBA.

Me një demonstrim masiv të fuqisë së saj ushtarake, Koreja e Veriut festoi sot “Ditën e Diellit” në të cilën 105 vjet më parë lindi themeluesi i vendit, Kim Il Sung.

Ai vdiq në vitin 1994, pas 46 vitesh si “udhëheqës suprem” i shtetit komunist.

Kim Il Sung ishte gjyshi i udhëheqësit të tanishëm, Kim Jong Un.

Parada ushtarake u zhvillua ndërkohë që vende të ndryshme kanë shprehur ankthin e tyre për testimin e raketave të Koresë së Veriut dhe kërcënimit të Presidentit amerikan për të kundërvepruar ndaj ambicieve të Pheniani

Parada në këtë vend të izoluar vjen vetëm pak ditë pasi SHBA’ja përdori bombën e saj më të madhe jo-bërthamore ndaj ekstremistëve në Afganistan.

Pak ditë më parë, mediat kineze raportuan se qeveria kishte dërguar 150 000 ushtarë në kufi me Korenë e Veriut në pritje të një sulmi nga ana e Shteteve të Bashkuara të Amerikës kundër programit bërtahmor të Kim Jong Un.

Ndërkohë, autokolona ushtarake ruse janë parë të udhëtojnë në drejtim të Vladivostokut, një qytet rreth 13 kilometra larg kufirit me Korënë e Veriut.

SHPËRNDAJE