Ishte ditë e premte takim pas takimi u ktheva nga Prishtina ne vendlindje ne Preshevë. Për t’mos i shkuar duart thatë nipave dhe mbesave, hyra për të blerë dic ne nje shitore aty ne brryl përballë shtëpisë, ordinancës së doktor Hakiut. Dhe pyeta shitësin se si e kemi komshiun doktor Hakiun, ai mu përgjigj mirë, mirë shyqyar n’ Zotin….por ja kjo është mbesa e tij..“. Diana, mbesa e tij, nëse nuk e gaboj, rastësisht ishte në shitore e cila priste ne radhe te bënte pagesen dhe ajo ndërhyri duke qeshur „po, po mire eshte axha Haki, megjithese koheve te fundit dicka është pa qejf…“ Dhe, duke dalur ajo i thash „Ma përshëndet doktor Hakiun nga zemra dhe i thuaj se javen tjetër do të dal ta pi një kafe me të, se kaherë nuk e kam parë..“ Dhe, është interesant, ka njeriu shumë miqë, port ë rrallë si Hakiu.. dhe atë ditë fatkeqësisht kisha një sër takimesh të aranzhuara ditë më parë…Dhe nuk mund të shkoja mu atë ditë ta pi një kafe me diktorin…edhe pse për te shpesh kisha shtyer takimet apo isha vonuar në to..por ja fati kësaj radhe, kur don dicka me të mbetur merak në jetë, të mbetet…
Kur, mora lajmin e parë për vdekjen e tij pas atij aksidenti më erdhi shumë keq sepse doktor Hakiu ishte me shume se mjek, ishte mik dhe i dashur për të gjithë. Doktorin e kishim edhe mik të shtëpisë vinte tek ne e ne shkonim tek ai…sa herë takoheshim me të si tek jnë apo tek ai në oridnancë ishte vazhdimisht i interesuar për cështjen e Preshvës dhe atë mabrë shqiptare. Ai gjithnjë më pyeste „Nefo, a thua cka do të bëhet Kosovën, po..cfarë po ndodhë me ne Preshevën pash zotin, a po na përmend kush atje në Gjenevë ajo , apo na harruan krejt, po mbesim këndej apo andej ? “ Ishin keto pyetjet e tij cka dëshmohej ai ihste përveq doktor edhe patriot dhe në bazë të pyetjeve dhe interesimit ai gjithnjë ishte i prekokupuar me fatin e shqiptareve ne Luginën tonë.
Do shtuar se doktor Kamberi, ishte ndër mjekët e parë të cilët kishin marrë iniciativa private për mbrojtje sekondare të shëndetit të qytetarëve të Luginës së Preshevës i cili më pastaj themeloi Qendrën së parë Spitalore Gjinekologjike Obstetrike “Jan Downald” në Preshevë. Përtvec profesionalizmit, tek ai do cmuar lartë dhe rrespektin, dashurinë dhe bujarinë që kishte për rrethin, shokët dhe miqtë e tij.. Fatkeqësisht në anën tonë kishte shumë pak si doktor Hakiu dhe e gjithë kjo bën që ai t‘mos harrohet dhe të përkujotohet dhe vlerësohet lartë për meritat dhe kontributi i tij në misionin e tij që kryente si mjek dhe humanistë…Allahu e past dergue n’Xhehnet dhe ngushllime familjes Kamberi në Preshevë, Kosovë e Zvicër për humbjen e doktor Hakiut…Ne dhe ju duhet të jemi krenar cfarë mjeku ka pasur Lugina jonë…
Sinqerisht
Nefail Maliqi, Gjenevë