Hajdar Beqa, kandidat për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) po vazhdon me takime të shumta me qytetarë në gjithë Kosovën ku po merr mbështetje që të jetë zëri i tyre në Kuvendin e Kosovës.

Beqaj përmes një profili në rrjetin social “Facebook” ka shkruar se ndihet i privilegjuar të jetë pjesë e listës së kryesuar nga profesor Enver Hoxhaj

“28 është numri im në listën e kandidatëve për deputet të Partisë Demokratike të Kosovës(PDK).

Siç edhe ju e dini gjatë dy mandateve si deputet në Kuvendin e Kosovës unë kam dhënë maksimumin tim në shërbim të shtet ndërtimit, ashtu siç kam lënë edhe pjesë te trupit tim gjatë betejave për çlirimin e vendit” ka shkruar ai.

Më tutje Beqaj ka shkruar se të jetë kandidat në listën e kryesuar nga kryeministri në ardhje Prof.Dr.Enver Hoxhaj, për mua është privilegj dhe përgjegjësi njëkohësisht, por është kënaqësi kur po e vazhdojmë me sukses rrugën e trasuar nga Presidentit Thaçi dhe Kryetarit Veseli.

“Përkrahja juaj për mua, por edhe listën e kandidatëve të PDK-së, të kryesuar nga profesor Hoxhaj është votë për ruajtje të sovranitetit të Kosovës, për të cilin shumë qytetarë derdhën gjake, e ideatorët e saj padrejtësisht po mbahen në Hagë. Vota juaj për programin e PDK-së #rimëkëmbje, është votë për zhvillim ekonomik të vendit, hapje të vendeve të reja të punës, përmirësim të punës së sektorit privat e atij publik, kushte më dinjitoze për student e investime të shumta për gjeneratat e reja” ka shkruar Beqa

SHPËRNDAJE